mardi 15 mai 2012

Historia fillon në Bellaqao...

                                       Sirena e Drenasit

=======Daran=Leka=dartre93@gmail.com===                                           Nga kolekcioni Novela bashkohore

 ====================================                                     ====================================

                                       Kapitulli i parë

Parisi në muajin gusht vlon për çdo vit nga turistët që vijnë ta vizitojnë këtë metropolë nga të katër anët e botës. Në restorantin "Bellaçao" në një lagje joshëse buzë Senës, përvec klientëve të huaj e turistë të ndryshëm, në këtë lokal të ngrohtë me mikpritje ulqinaku, vinin shpesh herë edhe mysafirë e vizitorë të tjërë, shqiptarë që vizitonin kalimthi qyetin e shëndritshëm, klientët ndaheshin të knaqur dhe kthehëshin më mbrresa të pa shlyera, kështu ishte pritur para disa ditësh në lokalin e Rizos edhe një klient i rëndësishëm, kryebashkiaku i Drenasit i cili i shoqëruar nga një vëndas i tij që prej dekadash jetonte në Paris, Ariani, pra për darkë kishte planifikuar të ftonte bashkiakun në restorantin e ulqinakut, në "Bellaçao" ku si gjithëmonë, Ilo i kishte pritur më bujari, dhe këtu Ilo mësoi emrin e kësaj qyteze kosovare, që nuk e kishte dëgjuar asnjëherë më parë.
Kishin kaluar dy tri ditë kur në lokalin e Ilos hyjnë dy vajza  afër të tridhjetave dhe posa zunë vend në një tavolinë, njerës, që kishte flokë ngjyrë geshtenjë, i shkojnë sytë tek shqiponja dykrenare që Rizo e mbante gjithmonë sipër banakut. Ajo e shikon me çudi simbolin, iu drejtua shoqës së saj Laures duke e prekur që ti ktheje syt kah simboli.
– Më duket se qenka restoran shqiptar, shihe shqiponjën...Te kam folur se kam bërë kerkime në internet këto dite.
– Mirë, pra mos hezito tani, pyete këtë kamarierin mos ndoshta din diçka...duhet të dilni nga guaca Lori.
Lori e pyeti Ilon qe sapo afrohej tavolinës së tyre më fletoren e menuesë në dorë.
– Shqiptar jeni, ju ?- pyeti vajza.
– Po, i përgjigjet Rizo, shqiptar jam, ia keni qelluar, po ju nga jeni ?
– Po edhe unë jam shqiptare - ia ktheu ajo më një buzëqeshje.
– Ndoshta jeni shqiptare por në të folur nuk keni aksent fare, pra ju duhet të jeni shqiptare e lindur këtu.
– Jo, -iu pergjigjë vajza. Unë quhëm Lori por kam lindur në Drenas, në Kosovë. Tani krejtë vonë e kam zbuluar se ku gjëndët ky vendë, përmes interneti, dhe mësova se shumica e banorëve janë shqipëtar në këtë vendë. Drenasi duhet të jetë vendi im i lindjës por unë asnjëherë nuk kam qënë atje.
- Po pse - e pyet Rizo...!?
– Ehhh ! - lëshoi Lori një psherëtimë të thellë, jeta ime është një histori e gjatë dhe tepër e komplikuar- i thotë vajza. Pastaj nis e i rrëfen Rizos më pakë fjalë se si ajo ishte e adoptuar tek një familje franceze ku sapo kishte ardhur në këtë botë dhe deri këtu ishte rritur në këtë familje që e kishin mbajtur si trajtohet një bijë e tyre e vërtetë ..
Sipas ligjit francez pra, por edhe botëror, emri i vëndëlindjës nuk guxon të humbët asnjëherë, edhe pse prindërit e saj adoptiv e kishin regjistruar në emrin e tyre, më nënshtetësi franceze, vendi i lindjes i mbetët në letër përgjithëmon po ai Drenasi i para luftës.
Rizo i emocionuar para këtij rasti të vaçantë, i spjegon pa keqardhje Lorit se, para disa ditëve kishte si mysafir në në këtë lokalin e tij pikërishtë Bashkiakun e Drenasit.
- Më këni lënë pa fjalë ! Shumë e habitshme më duket kjo histori, se, më parë as që kam dëgjuar për këtë vendë, më dukët si e pabesueshme ! Tani po më befasoni edhe më fatin e jetës suaj. A keni kërkuar ndonjëherë për ti njohur prindërit tuaj biologjikë atje në Drenas ? - e pyet Rizo.
– Jo, asnjëherë deri më sot, - thotë vajza, përpos në internet këto ditë kam kërkuar në google, më “drenas" dhe nga rezultatet mësova se ky vendë është i ri i pas luftës, dhe mësova pastaj se krahas këtij emri ishte edhe emri i vjetër që kam edhe në dokumentet e mia, mësova pra se Drenasi gjëndet në Kosove, diku në Ballkanë. Kaqë, nuk dija më tepër, ende nuk i kam filluar kërkimet e duhura por e kam ndërmend t’ja fillloj një ditë, ndoshta prej këtij momenti, zemra ma thotë, “ecni në këtë drejtim”. – Një buzëqeshje si ajo e mëparëshme iu duk në ftyrë. Patjetër se dua të di mbi të shkuarën dhe të ardhmën e prindërve të mi biologjikë, dua të di së paku origjinën time pse dhe si kam ardhur deri këtu- u shprehë Lori e ndërkohë një hije trishtimi i ra përsëri mbi fytyrë..
Rizo vrëjti këtë gjë, mbeti pakë ngushtë nga ky ndryshim emocionesh të vrejtura në fytyrën e vajzes së panjohur, nuk donte që ta lëndonte, por kurreshtja e shtyu ta pyeste nëse prindërit e saj adoptiv ia kishin thënë asaj të vërtetën apo ia kishin fshehur origjinën e prejardhjës së saj, Lori iu përgjigj pa kurrëfarë kompleksi, i hapi zemrën mënjêherë Ilos.
– Kur isha e vogël po, kishte zona më hije që vetëm tani më kohën më bien ndërmendë dhe më rrotullohën ato ngjarje si në një shirit filmi, por këto vitët e fundit pasi jamë pjekur ndoshta sa duhej, ndryshoi situata për mua. Mësova shumë gjëra. Sipas thënjes së babait tim, për shkaqe të panjohura sapo kam lindur, nëna ime më ka lënë atje në Drenas diku buzë një lumi. Kështu më ka thënë babai që më ka rritur.
– Unë se besoj se të kanë lënë te lumi, sa vajzë e bukur që jeni, nuk ka mundësi as arsyje të ju trajtoje nëna juaj kështu, nuk e kemi traditë një veprim të tillë, më vjen keqë shumë. Mbase ndoshta ka qënë në rrethana të pa deshirueshme, besoj se tani së shpejti ju vetë do ta gjëni të vërtetën.
– Po si ta gjejë të vërtetën unë nga këtu ku asgjë nuk di për mamin tim ? - i tha trishtueshëm vajza. Unë nuk njoh njëri këtu në Paris që mund të më ndihmojë. Kosova më sa e di nuk ka konzulatë këtu dhe gjuhën nuk e njohë, nga t’ja mbaj më parë,nuk njohê njeri nga atje, jeni shqiptari I parë që kontaktoj sot.
- Zonjush e nderuar, Prit ! Më sa kam mundësi do perpiqem të ju ndihmoje, të thash se, para dy ditësh këtu ishte klient pikërishtë në këtë tavolinë edhe bashkiaku i Drenasit. Si të kerkoni fatëbardhësi më të lumtur se kjo ditë ?
- Keni të drejtë, ndoshta kjo rastësi do jetë një shenjë i mirë për kërkimet e mia sikur të më thërriste vëndlindja ime Drenasi, si duket ka ardhur koha, tani jam mjaftë e pjekur për ti perballuar këto pengesa. Më duhet të bëjë diçka. Vite të tëra i kam kaluar në vetmi këto dyshime e vuajtje të thella që më ngacmonin në zemër, identiteti im, mosnjohuria rrethë periardhjes sime, mos të flas për vuajtje mëndore e psiqike dhe netët pa gjumë që i kam kaluar deri më sot, tashmë jam e rritur e jo siajo beba e Drenasit, nuk mundem të rri duar kryq para kësaj drame që me ka ndodhur mua. E kam marrë parasysh dhe dua ta përballoj të vërtetën sido që të jetë ajo më shpres se një ditë do ta gjejë nënën time të vërtetë, mendoj se siç shifet, në rrethanat që më kanë gjetur aty pranë lumit, siç më thotë babai adoptiv, më të lehtë e kam për të kërkuar në këtë drejtim për të ardhur deri tek ajo, e pastaj dua ta kuptoj, pse isha për nënën time një fëmijë i padeshiruar ? Besoj se duhët të gjëndet një dokument apo një dëshmi që do të më drejtonte deri tek identiteti i nënës sime, më shtynë diçka që tê ndjeki këto kerkime, më duhet patjetër të kthehëm në vendin e origjinës sime, kam një munges në shpirtë, së pari ta gjejë të vërtetën !
Kështu e dëshpëruar, Lori gjeti tek Rizo gurin e magjive, shpresën e humbur mbështetjen e predestinuar që ndoshta do ta drejtonte në rrugën e duhur për të gjetur fillin e kësaj copës së kërthizës së shkëputur, gati tri dekada më parë, që kur ishte foshnje, diku atje në Kosovën e largët !
- Ku mund ta gjëjë unë këtë bashkiakun, i thotë Lori, gati në dëshpërim dhe po e gjeta, sa mund të më ndihmojë e si do të më ndihmojë ai kur kanë kaluar gati 30 vite..!? Me sa kam lexuar në internet, lufta në Kosovë dogji dhe shkatërroi gjithshka që gjeti përpara, ndoshta do këtë djegur dhe dokumenta e libra rregjistrimi, ndoshta vetëm përmes ADN-së do të ketë mundësi të bie në gjurmë të kaluarës sime të ërrët, mirëpo këto analiza kushtojnë tepër shtrenjtë…. Pastaj, pa asnjë dokument, pa asnjë dëshmitar, nga t'ia filloj ?

Në këtë dilemë, Rizo e qetëson Lorin, se ai do marri në telefon atë vëndasin që e shoqëronte bashkiakun e Drenasit, Arianin ku përmes tij kishte shpresë të vijë deri tek ai.
Pas pakë Rizo e mori në telefon Arianin. Lori nuk e kuptonte as një fjalë nga biseda telefonike. Ajo më padurim priste se çdo ti thoshte Rizo nga kjo bisedë, kur Rizo mori lapsin dhe një copë letër, i bëri shenjë Lorit që të shenojë numrin e telefonit të saj, që të lidhin kontaktet mes tyre... Në sytë e Lorit formoheshin shkëndija të imta drite nga pasioni që përcillte bisedën e dy bashkëatdhetarëve të saj në gjuhën shqipe që për të ishte hera e parë që dëgjonte këtë gjuhë melodike, i dukej asaj e ëmbël, për Lorin ishte një zbulim që shtonte kurreshtje që në fjalët e para...
"Dëgjo Arjan, të thashë se kjo goca është këtu para meje, kjo ka ndërmend të bëjë kërkime për të gjetur prindërit e saj biologjikë, thotë se është shqiptare e kosovës, sipas vendit të lindjes që ka në dokument, ku sipas t'atit të saj adoptiv, si foshnje e kanë gjetur diku aty buzë një lumi..në Drenas." nga ana tjetër e telefonit Arjani i pergjigjet Ilos;
" ...e pamundur, kurrësesi ... kjo na qënka një qështje tepër delikate, ku i dihet a është shqiptare apo jo. Te ne ka patur edhe pakica të tjera, nëse e ëma e saj, e ka lënë ashtu buzë lumit të shkretën, më vjen keq, nuk di si t'ia bëjmi.
– Arjan, kjo vajza mëzi rri në kembë këtu para meje. I thashë se do e ndihmoni e ka ndermend  të shkoje atje së shpejti,  për të kërkuar  nënën e saj. Pastaj  kush është dhe nga vijnë prindërit e saj nuk ka rëndësi. Kjo ka lindur në Drenas pra, po të ishte nga Ulqini, menjëherë do i ndihmoja. Më thuaj tani, a mund ta orjentosh deri në Drenas tek bashkiaku i juaj këtë vajzë apo jo, kjo nuk e din fare gjuhën shqipe, së paku ta ndihmojë ndonjëri  atje, pra më së miri do ishte që te lidhet më bashkiakun që ishte këtu, besoj ka për ti ndihmuar në këto kërkime.
      “Rizo, e kuptoj qartë problemin e saj, mirëpo   Drenasi nuk është si Ulqini, ti nuk e ke iden fare  si është tek ne atje, nuk i dihet, por  do  mundohëm.."
Lori e ndiente vehtën si një lis pa rrënjë, pa origjinë e pa identitet, pa të afërmit e saj pa as një lidhje familjare në këtë botë...
Këto vitët e fundit, disa herë Rolandi, i ati i saj adoptiv i kishte thënë Lorit se, pas luftës së Kosovës, ndoshta nëna e saj ka mbijetuar luftën, ku me shpresë ende gjëndet diku e gjallë dhe se kishte ardhur koha që ta kërkonte.
Më gjithë ato ngjarje e tragjedi që kishin perjetuar populli shqiptarë në fundin e shekullit XX-të nê Kosovë, krejtë pak shpresa i kishin mbetur Lorit. Ku ti dihej pastaj fati i një gruaje së mjerë se, a ishte ende gjallë apo e vdekur, e martuar apo e pa martuar ? Ndoshta ajo ka marrur arratinë për te shpetuar diku për ndonjë vëndë të largët të botês si shumë refugjate të tjerë ? Këto mendime nuk e linin të qetë Rolandin ku para syve te tij iu qfaqëshin skena tê tmerrshme përmes ekranit të vogël, ato skena të luftës që transmetonin rrjetët televizive ku një popull i tërë kishte braktisur shtëpit e tyre, disa të djegura, shumë të vrarë e të lënduar, mirëpo shpesheherë para syve i dilte gjithnjë një grua që mbante një fëmijë shtrënguar në gjoks. Rolandi e paraftyronte këtë imazh nga ekrani sikur të ishte nëna e Lorit. E shifte të mjeruar, më krahët e hapur duke vrapuar në mjegull sikur se ishte në kerkim të vajzës së saj të humbur.
Një ditë, kah mesi i Prillit, një muaj pas fillimit të egzodit kosovar, Rolandi i kishte thënë Lorit, "nuk mundëm të duroj këtë situatë, nuk mund ta shohi më këtë televizion...nuk dua as ti dëgjoj lajmet, as të lexoj gazetat". "Pse, babi ?” - e kishte pyetur Lori, “Pse, ç'ke ti me këta shqiptarët e Kosovës, pse interesohesh aqë shumë për ta “? Rolandi iu kishte pergjigjur; "Unë asgjë nuk kam më ta, bija ime, mirëpo ti po..." Nga këtu kishte filluar jeta e dytë e Lorit.

Këtë fshehtësi familiare ia kishte besuar vetëm shoqes së saj të ngishtê Laures, e cila gati se ishte rrëxuar për toke kur e mëson origjinën e saj. “ti, Lori, ti je kosovare, e pabesueshme” !

Kur i kishin thënë Lorit në prefekturen e Parisit se për të udhëtuar në Kosovë, nuk kishte nevojë për viza, ajo ishte mbetur e habitur që as 1000 kilometra nuk e ndanin Kosovën nga kufri I Francës. Ariani i kishte thënë Lorit, pasi që ishin rënë në kontakt përmes Ilos në "Bellaçao" se atje në Drenas, gjëndet edhe misioni francez dhe se Kosova tani ishte një vendë i lirë.
Rolandi para gati tri dekadave rrugën Paris Kosovë e kishte shkelur më një vetur të markës Peugeot (pezho) të bardhë, por tani si plakush kishte prerë dy bileta kthyese pranë agjensisë në sheshin Opera, në drejtim te Aeoroportit të Prishtinës. Vetë me vehte mendonte se ngjarja mund të përfundojë aty edhe ku kishte filluar atje para gati tri dekadave në Drenas.
Para se të fluturonin për në Prishtinë, Lori kishte kontaktuar pranë "Institutit Nehandertal Genealogique Live", një profesor të njohur në këtë lami, specialist në ADN i cili e kishte udhëzuar se si dhe se çfarë duhej ndërmarrë për të patur sukses kërkimi i prindërve të saj përmes ADN-it. Profesori i kishte thënë Lorit se do ishte e pa mundur të gjëndet një prind sot përmes ADN-ës, pa e ditur së paku vendin lindjes, ose emrin e njêrit prej prindve, Mandej ai i kishte thënë se nuk garantonte se do ketë sukses kjo ekspeditë e saj, I dukej e pa mundur dhe se gjasat ishin të vogla ta gjëje nënën e saj.
Mirëpo Lori ishte e vendosur. Kishte marrur disa flakona dhe pako hermetike "modyla testi per and" më vehte që mund te veprohej shumë lehtë e deri tek ato më të sofistikuarat për mbledhjen e indikacioneve tjera, identifikimit permes flokëve. "Tani u bëre në rolin e një detektive" i thoshte me tallje Ariani kur Lori nxori nga çanta disa doza testi te ADN-së...

Dita e nisjës ishte caktuar, të martën, fillimi i muajit gusht, do lëshohëshin në Aeroportin e Prishtinës. Ariani kishte planifikuar më familjen e tij, të nisëshin mê vetur, edhe ata në të njejtên kohë, ku do te kalonte tërë Italinë në përmes autostrades për të arritur në Durrrës e pastaj të nesërmen do mbrrije në Drenas. Më parë, të gjitha nevojat e duhura si rezervimin e hotelit Ariani ua kishte siguruar përmes telefonit tek një mik i tij. Në fillim ky miku i kishte thënë Arianit se kjo kërkesë do i nxjerrë telashe, jo atij personalisht por qytetarëve të kësaj qyteze të vogël që asnjëhere as ëndër nuk e kishin parë se një ditë, pas tri dekadave një vajzë nga Franca do kthehej përsëri në vendlindje në kërkim të prindërve, pa patur as një shenjë as gjurmë se kush mund të ishin prindërit e saj. nuk kishte guximin t'ia thoshte përmes telefonit një gjë të tillë, dronte se tërë qytezën e tij do ta trondiste kjo rrëmujë si një termet !

Nga dritarja e avionit Lori kërkonte me sy Kosovën, e mendonte si një vend të vogël nga lartë, dëshironte që fluturimi të përfundonte sa më parë. Ajo e mbylli një libër që ishte duke lexuar mbi historikun e Drenas në gjuhën angleze, dhe kur doli në pistën e zbritjës fuqishëm mori frymë.
- Po marrë përsëri ajër të Kosovës, duket sikur se më ka munguar kjo hapsirë e panjohur, -lëshoi Lori duke e shikuar në sy reagimin e Rolandit. Dhe posa doli përjashta nga shkalla e avionit ajo mori frymë, sikur lirohëj nga një barrë e rëndë që mbante mbi supe prej vitësh.
Dielli shkelqente këtë pasdite të muajit Gusht mbi tërê fushën e Kosovës, bënte vapë e madhe, njerëzit prisnin udhëtarët që vinin nga largë, të afërmit e familjes që u bënin shenjë më dor nga halla e madhe e Aeroportit.

Posa dolën nga Aeroporti, morrën një taksi që i drejtonte për në Drenas, afër 30 kilometra, që shtrihej në fushën e madhe të Kosovës në drejtim të perëndimit, mu në zemër të Kosovës. Taksia ndaloi përpara "Hotel Kalaja" që u a kishte rezervuar Ariani, zbritën të dy udhtarët, morën valixhet e tyrë të vogla dhe u drejtuan drejtë hyrjes së godinës. Ishin të lodhur nga udhtimi dhe vendosën që të pushonin.

Dikur në mbrëmje dolën për të vizituar qytezën e vogël. Një rrugë këmbësore e ndante qytetin në dysh, në drejtim të perendimit e lindjes. Rolandit i shkuan sytë tek ura e vjetër e kohës romake më plotë harqe, këtë detaj menjëherë e njohu.
– Nuk paska ndryshuar fare,- tha Rolandi. Lokalet dhe shitoret qenkan në vendet e tyre. Nuk vrehët as një shenjë lufte, shtepijat qenkan nderutuar shumê shpejtë, po duket se tani ka vetura më shumë se dikur. Pritë pak,-i thoshte Lorit. Nëse më kujtohet Komuna.
– Po, më duket se është ajo atje ku valojnë dy flamuj, njëri është flamuri i Kombeve të Bashkuara dhe tjetri shqiptar, e sheh ? Njerëzit më duken të veshur si në perendim dhe më duken ka shumë të rinjë. Lori nuk fliste fare, mendja i shkonte tek "lumi" I Drenasit, -tha Lori.

Njerëzit që shëtisnin trotuarëve shpesh herë kthenin kokën në drejtim të dy të panjohurve që hecnin së bashku krahë për krahë, një vajzë e re më një plakush, ku pas pak iu ra në në sy njerëzve levizjet e tyre, sikur kishin hetuar prezencen e dy turstve te huaj. Kurreshtja e tyre dukej se shtohej; "kush janë këta të dy të huj, një plakë me një vajzë të re që shetisin kështu krahë për krahë në mes te qytetit dhe ç'kerkonin këtu ?

Jo larg qëndrës, nja dy kilometra më tej, Rolandit iu kujtua se andej duhej të ishte lumi i qytetit, vendi ku i kishin thënë se atje e kanë gjetur Lorin si foshnje, mbështjellur në një batanije aty buzë lumit.
Derisa ecnin kështu së bashku Rolandi e Lori iu afruan bregut të lumit. Papritmas zhurma e një veture i shqetësoi dhe kthyen kokën e panë se ishte një automjet ushtarak me ngjyrë të verdhë, sipër së cilës valonte flamuri Francez dhe me gërrma të mëdha shkruante "xhandarmëria nacionale" sa që u habit Rolandi...
– Qënkan tanët këta, me çon mallin si të isha në Francë...
– Po, Ariani më ka thënë se këtu në Drenas është sektori francez, ndërhyri Lori dhe ua ktheu me një "bonzhur" ushtarakëve duke i përshëndetur me dorë dhe leshuan një pershendetje më “bonzhur”
– Janë tanët që komandojnë këtu, e sheh flamurin francez mbi vetur ?- lëshoi Lori.
– Pse, e ndieni vehtën ende franceze edhe këtu në vendlindjen tuaj ? -ia preu Rolandi më të qeshur...
– Babi, mos të lutëm ! Edhe pse kam ardhur këtu në vëndlindje në kërkim te identitit tim, ti e din se ajo do mbetët për gjithmonë mami imi, mirëpo e ndjej të nevojshme tani që të njohë edhe nënën time biologjike, nëse arrij ta gjej, ku i dihet a është kjo gjallë a jo, e nëse jo, prapë unë do kthehëm në Francë dhe do mbetëm gjithmonë franceze se aty jamë rritur, pra mos u shqetëso të lutëm babi im.
Pas pak makina ushtarake u kthye përsëri kahë të panjohurve dhe u ndal para tyre.
Një xhandar i përshëndeti më dorë.
« Bonzhur » ! Vëshët më bënë se dëgjuam që flisnit frengjishtë dhe na përshëndetët. Makina u largua me zhurmën drejtë një rrugë të ngushtë që shpiente për në qytet ndërsa Rolandi e Lori, pasi u matën një copë herë vijuan të ecin drejtë bregut të lumit, ku pasi e lanë rrugën e shtruar me asfalt morën një rrugicë të vogël në mes manave, kaçave dhe shelgjeve. Arrijtën tek bregu i lumit të qetë ku mezi vrëhej se në cilën anë shkonte uji.
Duke ecur bregut të lumit Lori imagjinonte përsëri atë skenën e tmerrshme që iu kishte ngulitur në mendje prej vitësh. Papritmas tre katër qenë iu turrën dhe mësynë drejtë tyre. Rolandi me të shpejtë tërhoqi pas shpinës së tij Lorin duke tentuar ta mbrojë.
Lori gërrmuset dhe kap dy gurë, i gjuan qentë ku ata menjëherë ikin. Nuk vonoi shumë kur përsëri makina ushtarake e Gjandarmërisë franceze u duk buzë lumit. Kur panë një skenë të tillë, ku këta dy persona rrezikohëshin nga turma e qenëve të çartun, dy xhandar dolën me të shpejtë nga vetura dhe iu afruan që t'iu vinë në ndihmë.
Një ushtar i përshëndeti me dorë.
« Bonzhur » më duket se dëgjuam që flisnit frengjisht dhe na përshëndetet më parë.
– Edhe ne jemi nga Franca, ndërhyri Rolandi, kemi mbrrijtur sot pas dite këtu, tani dolëm pakëz të shetisim e të marrim ajër të pastër...mbrenda në qytet bënë shumë vapë.
– Ajër të pastër këtu, buzë këtij lumi ?
– Po, ia ktheu Lori, po bënim një xhiro, kemi shprehi kështu të ecim me babin edhe kur jemi në Francë, në mbrëmje dalim e shetisim në park.
– Mirëpo këtu buzë këtij lumi s'ka njëri, vetëm ju dy të huaj, mandej edhe është vend jo aq i lakmueshëm, ka vetëm mbeturina dhe klyshë e qenë plotë të lënë në natyrë pa zot !
Tjetri xhandar ia priti;
– Keni ardhur këtu të adaptonit ndonjë qënë për të marrë me vehte në Francë ? Kujdes, mund të kafshohëni se nuk janë te vaksinuar, i tha komandanti. Njerëzit nga e tërë rrethina vijnë dhe i lëshojnë këtu klyshët e vëgjël, ju e dini që te ne në Francë mund të kushtojë shtrenjtë një klysh i kësaj race...
– Jo jo, kemi ardhur për diçka tjetër..Nuk do rrimë gjatë, ndërhyri Lori, do kthehemi në hotelin tonë pasi të shetisim pakë këtu pari, ti bëjmi një gjiro këtij vendit.
– Keni ardhur në vizitë ndoshta tek ndonjë i yni apo jeni në mision këtu nga nderkombtarët?
– Jo, jo, është një çeshtje tjetër, tha Rolandi, nesër do paraqitemi tek kryebashkiaku mirëpo përkthyesi ynë do vijë këto ditë, kemi nevojë ndoshta edhe për ndihmën tuaj, nuk I dihet, por njëherë po e vizitojmi qytezën.
– Ne jemi këtu në sherbimin tuaj, për çfardo rasti drejtohuni në komunë tek administrata jonë, aty të gjithë flasin frengjishtë. Kalofshi mirë.

Lorit filluan ti shkojnë lotët, e shkrehur në vaj Rolandi ia fërkonte shpinën, më fjalët; « mos qaj bija ime, ...mos qaj tani... »
– Po më doli tani para syve mami, ta dhash fjalën se do ia kërcas një shpullë mu në fytyrë ! Si ka mundur të më leje këtu buz lummit ?
Si ka mundësi ? Kush jam unë, ç'kam bërë të keqe për të merituar një fatë të tillë ? E pamundur, më ka braktisur si një klyshe, po e gjeta do ia fus një shuplakë, më kuptove, jam shumë e hidheruar në të !
Duke qarë me lotë në sy Lori shikonte lumin e kthjelltë ndërsa Rolandi ia fshinte lotët.
Pasi qëndruan njëkohë të shkurtër ulur aty buz lumit, të dy u ngritën. Morën rrugën këmbësore që i qonte kah qyteti, dhe në dalje të kësaj rrugicës ata u ndeshen përsëri me patrullen e xhandarmerisë franceze. Rolandi ngriti dorën dhe vetura u ndal më tej.
Nga vetura doli një xhandar dhe ua hapi deren ku Lori e Rolandi u futën brënda dhe pas pak mê shpejtësi vetura mori drejtimin e qendrës së qytezës.
Herë pas here shoferi e kthenin kokën prapa i habitur e pa kuptuar fare gjendjen shqetsuese të kësaj vajzes.

Te nesërmen, aty nga ora 9 e mëngjesit u dëgjua telefoni i Lorit, ishte Ariani që e lajmëronte nga porti i Barit, natën do të kalonin Adriatikun me anijen "Liburnia" në drejtim të Durrësit dhe pritej të arrijë në orët e vona të mbrëmjës në Drenas.
Lori së pari e hapi bisedën, i tregojë se si ia kishin kaluar gjatë fluturimit dhe ishinte knaqur me bujtinen ku dhe i foli edhe për peripecitë rreth bregut të lumit si dhe takimin më njësin ushtarake franceze nga ku kishin mbetur të habitur se si edhe në këtë vend të humbur ishin të mbrojtur nga xhandarmêria e tyre, vehten e ndjenin në siguri.
Mirëpo Ariani përmes kishte insistua që të presin derisa të vinte ai, mendonte se pa ndihmën e tij vështirë se Lori do ia arrinte të bie në gjurmë kerkimeve te saja. E kishte kshilluar Lorin disa herë që të shkonte me ndonnjë përkthyës në ambulancen e qytezës, ku mendonte se aty duhej të gjënte ndoshta ndonjë shkres të datlindjes së Lorit kur ishte si foshnje, ku ndoshta do të ketë sukses që të gjejë ndonjë gjurmë nga dokumentet e mbetura te atëhërshme. Lori i pohonte me kokë duke i rrefyer Arianit se ajo ishte ende e revoltuar edhe më tepër, nga skenat që kishte parë aty buz lumit. I kishte thënë se nuk kishte arritur ti mbylli sytë tërë natën nga qentë e tërbuar qe i kishte parë tek lumi dhe këto skena i dilnin asaj ende para syve, kishte mbetur e trishtuar..
Lori e Rolandi bëhëshin gati të dilnin nga hoteli, si plan të parë kishin vendosur të shkonin në bashki, e pastaj edhe në spitalin e qytezës. I priste një ditë e ngarkuar. Qyteti ishte mbushur përplotë njerëz. Veturat qarkullonin varg njëra pas tjetrës dhe flamuri me shqiponjën dy krenare printe vargun. Tingujt e burive dhe të tingujve muzikor shprehnin gëzimin e dasmorëve mergimëtarë që ishin kthyër nga shumë vënde të Europës, Gjermania, Zvicra, Belgjika e Franca.
Dasma e parë e fillimit të muajit gusht i kishte dhënë gjallëri qytezës, shifeshin në çdo këndë njerëzit te hareshëm e pa brënga, si në një atmosferë festive ku edhe radio e qytezës pa ndërprerë jepte muzikë të llojellojshme me këngë të pa njohura për këta dy visitorë francez. Ritmi i kësaj zhurmës iu qonte se gjëndej në ndonjë vend të largët, me kafenetë e restoranet e hapura në çdo këndë te rrugëve, terrasat e bareve të përplotë të rinjë që sherbeheshin më pije freskuese e bisedonin mes tyre.

Aty rreth orës 11/oo-të, Rolandi e Lori hynën në hallen e bashkisë së qytezës. U drejtuan para një sporteli ku një nënpunëse i përshëndeti dhe ua ktheu më buzëqeshje. Lori kërkoj nga ajo, në një anglishte te pastër, nëse ishte e mundur të merrte takim më krybashkiakun. Nenpunësja iu bëri shenjë që të pritnin aty në sallen e pritjes, u largua dhe pas pakë u kthye me një zotri, i veshur më kostum kravatë, bukur i gjatë, më pak flokë, rreth të atave, mbante syza. Bisedën e filluan përsëri në anglishtë. Lori nxorri nga një mbajtës dokument pasaportën franceze dhe ia dorzoi nënpunësit.
– Mirdita zonjë, - e pershendeti Lori në gjuhên angleze.
– Mirdita zonjë,- ia ktheu nënpunsja, pasi vrejti paseporten franceze. Ah, ju vini nga Franca ? Mirësevini në Drenas ! Nuk flisni shqip fare ?
– Jo, vetëm frengjishtë dhe anglishtë.
– Mirë se keni ardhur, ç'farë mund të bejë për ju ? - pyeti nënpunësi.
– Kam ardhur këtu në Drenas, për të nxjerrur një çertifikatë të lindjes e cila më duhet patjetër atje në Francë.
– Certifikatë të lindjes ? - i thotë nënpunësi i habitur. Ju keni lindur këtu në Drenas apo atje ne Francë ?
– Kam lindur këtu në Drenas,- iu përgjigj Lori, duke i treguar më gishtë nënpunësit mbi pasaportë, vendin e lindjes : « born in Drenas ».
– Mirë, pra ju duhët të drejtoheni tek libri i amzës në atë zyrën atje në fund të korridorit, keni nevojë për ndonjë përkthyes ndoshta ?
– Mendoj se do kuptohëmi edh kështu anglishtë, -ia ktheu Lori.
Të udhëzuar nga nënpunësi Lori e Rolandi thyen turmën e njerëzve që prisnin në korridor, trokitën në derë dhe hyjnë. Pas një bisede të shkurtër, Lori ua shpjegojë arsyen e ardhjes së tyre nga Franca.
– Ku banoni në Drenas ?- pyeti nënpunësja.
– Në “Hotel Kalaja”...
– Keni një adresë, në cilin vend keni lindur dhe çfarë mbiemri ?
– Zonjë. Unë kam lindur këtu diku në Drenas, pa emër e pa mbiemër- ia ktheu Lori.
– E si mendoni t'ju gjejë atëherë në keto regjistra, pa adres, pa emër e mbiemër, po talleni më mua ndoshta ?
– Jo, nuk tallem zonjë ! Ndoshta duhet kërkuar data e lindjes në libra të amzës, duhët të jemë diku e shënuar, për këte qellim kam ardhur nga Franca.
– Pritni zonjë, ju lutemi ! Nuk e besoj se ne mund t'ju ndihmojmi në këtë zyre më një rast të tillë. Vetëm qendra shëndetsore ose spitali I Drenasit ndoshta i kanë ruajtur këto shënime para luftës. Mandej është edhe pikpytje se a gjënden end e këto arkiva të paraluftës. Para tri dekadave, janë shumë !
– Po prindërit i ke gjallë ?
– Për atë edhe jam këtu, të gjej nënën time biologjike,- ia ktheu Lori !
– Nuk e dini fare si quhet emri i nënës suaj ? Po ky zotriu me ju,kush është ?
– Zonjë, ky është babai im adoptiv që më ka rritur, ka ardhur nga Parisi këtu në Drenas para gati tridhjet vitësh dhe mê ka marrur të vogël. Më kuptoni tani ? Unë kamë lindur nga prindër anonim, të panjohur ! Për të më kuptuar si duhet jam një vajzë e humbur, e lindur pa familje.
– Keni pritur kështu gjithë këto vite deri sot, pa e ditur se kush jeni dhe nga vini ?
– Po, kështu është rasti imi zonjë, ndoshta jam rst i veçant këtu !
– Sa çudi ! E si t'ju gjejmë atëherë pa emër e mbiemër, nuk jemi kompetent për këtë qeshtje, zonjë, prandaj ju duhët t'iu drejtohëni ose policisë ose spitalit. Por, më në fund të hapni një shpallje në gazetën lokale, ose pranë "Radio Drenasi", nuk di se si t'ju ndihmojmë ndryshe, më vjen keqë shumë, zonjush, nuk di se ç'tju thëm tjetër.
– Po e provojmi edhe më këtë datë të lindjes në këto libërza të mëdha të amzës që i shifni por se besoj. Nëpunsja u ngritë më në fund dhe gjeti fletoren e të lindurve qe nga viti 1977 e 1978 dhe nisi ti shfletoje faqet e derisa erdhi tek muaji Mars...
– Asnjë rezultat. Nuk jeni në këto fletore, ndoshta vetëm në spital ka mundësi të gjëni gjurmët, por veshtirë, nuk dijmi se më çfarë emri jeni e regjistruar, këtu është problemi.
– Mirë pra, më gjëni një perkthyes të frengjishtës, këtu kam marrur më vehte dy fjalorë... mirëpo më mirë do ishte më një perkthyes. Lori nxori dy fjalor xhepi nga çanta dy fjalor xhepi, "français-albanais e tjetrin « frangjishtë- kroatishtë »...
– Qënkëni e pajisur mirë, nuk i dihet se ku ju çon ky kërkim, duhet menduar edhe të papriturën, Ballkani është përplotë më mistere por si ky rasti juaj, asnjëherë nuk kam hasur deri më sot. Nënpunësja mori telefonin dhe kërkoi një kolege të sajën të cilës menjëherë i kërkoj një përkthyes të frëngjishtes për ti shoqëruar dy francezët deri në spital.
Lori insistoi që të takojë edhe kryebashkiakun, kryetarin e komunës, mirëpo ata i thanë se eshtë i zënën me takime të rëndësishme dhe për momentin nuk ka mundësi por nesër do ketë mundësi rreth orës 10-të, para dite. Kështu e lanë këtë takim tek byroja e informacionit. Sepse afrohej mesdita dhe ishte koha e pushimit të drekës, i këshiluan që të prisnin aty përballë bashkisë përkthyesin i cili do i shoqëronte për në qëndrën mjeksore në kërkim të mëtejshëm.
Lori i dha numrin e celularit nënpunësit dhe dolën krahë për krahu jashtë ndërtesës dhe u drejtuan përballë një restorani aty ku i tha nëpunësi.
– Jam e dëshpëruar shumë, mendoja se do gjeja ndonjë gjurmë në ato librat e amzës...tha Lori.
– Duhet të keshë pasion, i thoshte Rolandi, vetëm sa kemi filluar kërkimet, asgjë nuk rregullohet brënda ditës. Pastaj duhet të presim edhe ndihmë nga Ariani sapo të vijë nesër, do e shofim, duhet të na vij dikush në ndihmë.
– Si e shoh unë, - ia ktheu Lori,- këtu njerëzit qënkan të mbyllur, asgjë nuk ju del lehtë nga goja... thuaja se kanë frikë nga ndonjë pushtues, populli është i lirë më sa duket, nuk ka më diktaturë, nga kush kanë frikë që nuk më ndihmojnë ?
– Morali, morali I detyron !
– Morali ? Po e kuptoj. Morali ndoshta e ka detyruar edhenënën tuaj që të ju lerë aty buz lumit, nuk dua të bëhëm gjykatës i saj tani as avokat...ti e di se edhe te ne në Francë ndodhin gjëra të tilla, fatkeqësishtë në të shumtën e rasteve i gjejmë këto foshnje të vdekura në qese plastike edhe më keq në frigorifer apo në trotuare...njerzimi është çmëndur ! Por mua më intereson për momentin rasti im e jo shëmbujt e tjerë në botë, se bota është e madhe. E pa besueshme,- tha Lori, po nuk morëm asnjë përgjigjije deri nesër do e provojmë edhe nga ana tjetër.
– Nga cila mënyrë ?
– Mos ndoshta mami im është serbe,  nuk i dihet.
– Jo, se  besoj. Këtu  janë ka  vetëm banor shqiptar, pra gjasat janë të shumta që edhe nëna jote të jetë shqiptare, - i tha Rolandi.
– Sido që të jetë, unë dua të gjejë nënën time, atë që më ka lindur, çfardo kombësie të ketë ajo...
Duke ecur ngadalë dhe biseduar arritën para restoranti "Pizeria" dhe zunë vend në një tavolinë të teraces së madhe të mbrojtur mirë nga dielli me plotë ombrella të ngjyrave të ndryshme.
Nuk vonoi, erdhi kamarieri dhe më vështirësi më në fund u kuptuan se çfarë kërkonin. Lori gjithnjë e më shume shtyhej në mendime, ishte e pikëlluar dhe tepër e dëshpëruar. Nuk vonoi shumë kamarieri solli dy birra në tavolinë, picat, iu e bëri me shenjë se do vijnë së shpejti.
– Kemi bërë mirë që nuk e morëm kameramanin me vehte, tha Rolandi, do ndihesha keq para botës edhe unë me këtë ngjarje...nuk jam e gatshme për spektakel.
– Babi, si kështu, edhe ti ruhesh nga morali ?
– Po si çdo njëri në botë, dëshiroj të jem i pastërt, pse jo..!
– Nuk ka këtu asgjë të pamoralshme " një vajzë e humbur që kërkon nënën e saj pas 28 vitesh" ky titull të frikson ? Pra edhe nëna jote ka ruajtur moralin sidoqoftë...
– Jo vetëm titulli por edhe imazhi në një radio ose gazetë ndoshta do e kisha pranuar këtë iniciativë më lehtë, e jo përmes ekranit televiziv, kurrësesi jo! Lori vërejti më tutje një djalosh që i shikonte nga largë dy të huajt.
– Si duket ky është përkthyesi që presim, -tha Lori, duke bërë shenjë më kokë në drejtim të një djaloshi të ri, afër të që ecte në drejtim të tyre.
Djaloshi arrti në tarracë dhe iu afrua të panjohurve me një frëngjishte të mrekullueshme... dhe i përshendeti duke shtrirë dorën drejtë Rolandit dhe pastaj pêrshendeti edhe Lorin.
– Mirëdita zotëri ! Unë jam përkthyesi, quhëm Agron Sopi, vij më porosi nga bashkia.
– Gëzohëm, - I tha Rolandi. E flitni mirë frëngjishten, për mrekulli.
– Po,- ia ktheu Agroni. Kam studiuar në Lozanë, në Zvicër para ca vitësh, mirëpo pas luftës u ktheva këtu në vënd dhe u gêzova kur gjeta francezët në sektorin tonë. Kishim nevojë për një përkthyes dhe menjëherë u angazhova pranë tyre.
– Shumë mirë, -tha Lori. Besoj se do jeni I knaqur edhe në bashkëpunimin më ne. Unë quhem Lori, ky është babai, Rolandi. Kemi ardhur këtu për herë të parë në Kosovë për një problem tepër delikat, shpresoj se më angazhimin tuaj do ia dalim më lehtë ndoshta.
– Faleminderit për besimin. Nuk e kisha pritur se do bashkëpunoja edhe më civilët francez, jam i kënaqur shumë, do jetë edhe një eksperiancë e re për mua. Ata nga komuna më treguan thjeshtë diçka në lidhje më arsyen se çfarë ju solli këtu në Drenas dhe shpresoj se do ia kaloni mirë, me mundësit që kam, do perpiqëm t'ju ndihmoj.
– Falemnderit,- i tha Lori. Ne kemi mbrri dje në Drenas. Po të spjegoj në disa pika të shkurtëra qellimin e ardhjes sime në Drenas. Ju thash, se ky është babai imi, por në realitet, më duhet të ju tregoj në pika te shkurtëra disa hollësira që tënjihëni edhe ju më rastin tim. Ky është babai im që më ka rritur në Paris, për ndryshe unë kam lindur këtu në Drenas para 28 vitësh. Ishim sot në bashki, vijoi Lori, asnjë gjurmë nuk ekziston në librat e amzës mbi lindjen time. Tani më ka mbetur të bëjë kërkime në veti edhe në Spital, duhet të shikojmë edhe atje se mos ndoshta hasim në ndonjë gjurmë të ndonjë dokumenti, nuk i dihet.
– Zonjush, ju çmoj shumë për guximin tuaj që keni ndërmarruar,- i tha përkthyesi, po kurrësesi nuk mundem të imagjinoj se një vajzë e jona këtu do merrte një iniciativë të tillë për të kërkuar origjinën e saj, na duket diçka e pa besueshme, nuk e di se nga ju vjenë kjo fuqi ?
– Faleminderit për këto fjalë që më ngritin moralin. Pra sot do shkojmë në Qëndren Shëndetësore, që ju i thoni Spital, nuk e di nëse duhet të lajmërojmë dikë apo të shkojmë në vend kështu pa takim ?
– Shkojmë, kam makinën time të parkuar aty, dhe se ku të këni nevojë unë jam gati në shërbimin tuaj, ska kurrfarë problemi.
– Më mirë edhe nuk kërkojmë, pra të gjitha shpenzimet dhe levizjet më vetur hyjnë në llogari si përkthyes, në rregull ?- I tha Lori.
– Në rregull, pajtohem,- ia ktheu Agroni.
Pasi drekuan dolën nga Restoranti duke hecur në drejtim të makinës së Agronit. Ai ua hapi portën dhe u futën brenda dhe pas pak u drejtuan kah Qëndra Shëndetësore, që shtrihej nga 2 kilometra në dalje të qytezës.
– Shpresoj për ju, sot është e hënë, do gjejmë aty drejtorin e spitalit, më të njihemi, më ka ndodhur të kem punë aty shpeshë herë. Babain e kam patur të sëmurë aty, para luftës. Mirëpo kur u ktheva menjëherë u martova më Bletën që ishim njohur qysh në univerzitet, dhe na lindi vajza e parë Flora, tani ka dy vite, është shëndosh si vera.
– Shumë mirë, qënkeni baba tani...
– Po, por jeta këtej është bërë e vështirë për ne të rinjtë, i shef , në mes të ditës sa enden, të gjithë të pa punë, enden poshtë e lartë pa kurrfarë perspektive...
– Po isha unë këtu para 28 vitesh, ndërhyri Rolandi, shihnja vetëm nxënes kur lëshoheshin shoheshin nga shkolla dhe punëtorët kah mbrëmja kur u dilnin nga puna, më duket se ka patur plotë uzina këtu, çka ndodhur me to ?
– Disa janë mbyllur, me demokratizimin çdo gjë është bërë edhe këtu private, pas luftës janë blerë ato nga disa biznesmenë, ishte fabrika llamarinës, ajo e konfekcionit e shumë të tjera...por sot rinia pret diçka tjetër. të gjithë duan të pasurohen shpejt... tha Agroni.
– Do bëhet mirë shpresojmë edhe për këtë popull, të gjitha shtetet e bllokut komunist po e kalojnë këtë fazë, pastaj do normalizohet situta.
– Të lumtë goja, e dhashtë Zoti bëhet mirë, - tha Agroni që shikonte të gjejë diku një vend për tu parkuar, po ndalemi këtu para Spitali.
– Vetëm edhe një, gjë, tha Agroni. Ti Lori, nuk ke asnjë dokument tjetër si dëshmi përpos emrit të vendlindjes mbi pasaportën tuaj ?
– Jo, nuk kam asnjë dokument tjetër, por kam babin tim si dëshmitar !
– Më thuani ju lutemi, se çka duhet ta pyes unë drejtorin e Qëndres Shëndetësore, nga t'ia fillojmë ?
– Ti thuash troç, haptas, - ndërhyri Lori, që kjo vajzë ka lindur këtu në Drenas para 28 vitësh, më 13 Mars te vitit 1978, dhe se është e interesuar të bëjë hulumtime për të gjetur nënën e saj, ç'ka ti thëm tjetër ?
– Mirë pra, dalim ? Na priftë e mbara moj vajzë, e mirë se të ka pru Zoti përsëri në vendëlindjën tuaj.
Ndërtesa e Qëndres Shëndetësore ishte e vogël, dy katëshe, por e renovuar pas luftës, më një fasadë të bardhë, nga pamja e jashtëme dukej që kishte qetësi. Posa e hapën derën e hyrjës së ndërtesës dhe u drejtuan portelit të informimit ku aty i priti një grua e re më bluz të bardhë dhe e buzëqeshur.
– Mirëdita zonjë !- e përshëndeti Agroni.
– Mirëdita, Urdhëroni ? - ia ktheu infermjerja.
– Jam i shoqëruar më këta dy miqtë që vinjë nga Franca. Ju lutëmi zonjë, a ka mundësi ta takojmë drejtorin ?
– Po menjëherë, pritni aty në sallën e pritjes për pacientët, do vijë t'ju kërkojë vetë drejtori, - ia kthheu ajo dhe rroku telefonin e sjelli një numër.
Nuk kaluan pesë minuta kur hyri në sallën e pritjes drejtori dhe u përshëndet me ta. Agroni filloi ti tregojë atij qëllimin e vizitës së tyre, ku drejtori herë pas here rrotullonte kokën...
– Një rast i pa parë deri më tani tek ne ! Por do shohim se çfarë mund të bëjmë për ju. Njëherë asgjë nuk ju premtoj. Më the se ishit në bashkësi më parë apo jo ?
– Po, nga Komuna dolëm- ia ktheu Lori.
– Mirëpo, a keni pyetur edhe nga komesariati i policisë, mos ndoshta ata kanë më shumë të dhëna ?- pyeti drejtori.
– Jo, - iu pergjegj Lori. Do e provojmi një herë këtu mos ka ndonjë dokument në arkiviva, kështu na udhëzuan nga bashkia.
– Ku ta gjëjmi në arkiva, të gjitha janë në një depo që asnjëri si ka prekur as kujdesur për to qysh prej dekadash. Deri më sot nuk na kanë hyrë në punë asnjëherë. Mirë pra, ejani pas meje, do hulumtojmi së bashku dhe shohim se a mund te gjejmi diçka në dobi tuajen,- tha drejtori dhe u nisen.
Kaluan korridorin dhe u lëshuan shkallëve në katin përdhese, ku drejtori ndezi dritën dhe u gjënden përpara një dere ku sipër një etiketë indikonte më gërma të medha “Arkiva” Mirëpo drejtorit i ra ndërmend se i duhej çelsi i derës. Iu bëri shenjë që te presin dhe u largua. U kthye pas disa minutave me çelsa në dorë dhe e hapi derën. Brenda në atë depo të vogël ishin rënditur në të tri muret të radhitura deri në tavan më kutija dhe shifra që indikonin datat e vitëve të shkuara.
– Këto këtu më të rejat janë të pasluftës, që nga aty e deri në këndin tjetër kemi dekadat e para luftës. Kurse viti që na intereson ne është 1978, që fillon këtu nga 71... e deri 80 ! Tani të shkojmë ta gjejmë muajin Mars që na intereson....
– Unë isha atëherë në Drenas më 20 Mars 1978 , pra Lori me siguri ka lindur diku rrethë 15 Mars...78. -tha Rolandi. Drejtori mori nga vitrina një regjistër në dorë ku shkruante "materniteti Mars 1978"
– Duhët të jenë këtu atëherë, më çfarë emri ishte Lori si foshnje, ju kujtohet ? iu drejtua drejtori Rolandit.
– Nuk e di zotri, -iu përgjigj Rolandi ! Unë e pagëzova, Lor,“vajza nga Lumi” pasi më treguan se e kanë gjetur në buzë të lumit !
– Ja, në këtë regjistrim janë të gjithë emrat e nënave që kanë lindur në muajin Mars, gjithësejtë 15 lindje, 8 djemë e 7 vajza. Njëra mes këtyre duhet të jeni Ju, - iu drejtua Lorit.
– Tani jemi afër si mësadukët. Mbetët të dihet se cila jamë unë në mesin e këtyre 7 gocave !
– Emrat e mbiemrat e këtyre nënave po ashtu janë të identifikuara, por, se besoj se nëna juaj është paraqitur më emrin e saj të vërtetë, ndoshta është regjistruar më ndonjë emër tjetër apo me ndonjë librez të shoqës së saj ? Pra mund të marrim parasysh edhe rrethanat e kohës së atëhershme. Për një femër, në këtë periudh, imagjinojeni pakë, kishte shumë pengesa të lindëte foshnje në një qëndër shëndetësore, nëse nuk ishte e martuar. Dihët se një foshnje jashtë martese është krejtë ndryshe. Duhet të ju thëmë se, edhe sot është vështirë të pranohet këtu në këtë qytezë të vogël ku secili e njehë fqiun e vetë. Sipas mendimit tim, nëna jote ka mundësi që të këtë lindur në shtëpi të saj ose diku tjetër, por jo në këtë qendër shëndetësore, se besoj.
– Ka mundësi për një fotokopje të këtyre 7 emrave që kanë lindur vajza në këtë kohë ? pyeti Lori.
– Më vjenë shumë keq zonjë, ne nuk kemi të drejtë të ju lëshojmë një fotokopje me këta ëmra, kjo është çështje e brëndëshme e qendrës shëndetësore, nuk guxojmë kurrësesi, të hulumtojmë mbi jetën e të tjerëve ne s'kemi të drejtë, për sa i përkete ju po, mirëpo pasi që nuk dimë as emer e as mbiemër të nënës tuaj kurrësesi ne nuk mund të bëjmë hetime të mëtejshme, ndoshta vetëm policia i ka këto mundësi e jo spitali.

Lori e zemëruar edhe një herë, lëshoi sytë poshtë nga mërzia, ishte aq afër së vërtetës dhe nuk kishte të drejtë ta prekte këtë dëshmi.
Drejtori ua bëri të ditur se në oborrin e Qendrës Shëndetësore nuk kanë kurrfarë të drejt, por mund ta provojnë në menyra të tjera..ti pyesin njerzit pse jo...
– Mos harroni, iu drejtua Drejtori Rolandit. Nëse të kujtohet vendi se ku e keni nxjerrë letrën apo vërtetimin e marrjes së foshnjes ndoshta ata mund të ju ndihmojnë.
– Lejen e adoptimit më ka lëshuar Komuna, mirëpo aty nuk gjetëm asnjë shenjë ne librat e amzës, ku ti mbaj mend unë tani ata persona ?
– Duhet kërkuar pra Kryetari i Komunës së atëhershme, ai duhet të ju drejtojë.
– As ata nuk e dinin se ksuh është ajo grua që e ka humbur foshnjen, përndryshe do ia dërgonin në shtëpi me polici dhe do e burgosnin...tha Rolandi.
– E si ta gjejmë ndryshe përveç se më në fund të bëni ndonjë lajmërim në kërkim të personave të humbur, këtu pranë radios sonë lokale ose gazetës, mënyrë tjetër nuk di se si ta gjëjmë të shkretën...tha Drejtori.
U përshëndetën me drejtorin dhe morën portën e daljës nga Qendra shëndetësore duke ecur me hapa të ngadalshëm. Rolandi e Lori mbanin kokën ulur dhe mendonin në heshtje kurse Agroni i vështronte me keqardhje dhe disaherë ngihte supet, ngushtohej nga mos suksesi i kësaj ankete. Ai iu bëri më shenjë drejtë një lokali kafeterie që ishte përballë oborrit të Qendrës shëndetësore, që të shlodheshin për një moment para se të nisëshin. Morën nga një pije freskuese, bënte vapë e madhe, Lori vrejti se kishte një mesazh në celular.
– Ariani posa ka mbrrijtur. Nesër do takohemi më të, - i tha Rolandit.
Pastaj iu drejtua Agronit e i tha;
- Arianin e njoh nga Parisi, para se të niseshim këndej, u morëm vesh me të, më ka premtuar se do më ndihmojë me sa ka mundësi, përmes një miku të tij ai na rezervoi edhe hotelin ku jemi instaluar. Por, mos u brengos, nuk duam ta shqetësojmë shumë atë, ti do jesh përkthyesi ynë...
- Si të doni ju, e thash, më sa kam mundësi do ju ndihmoj ku të jetë nevoja do ju shetis me makinën time, këtë e keni të garantuar prej meje, që mundet edhe ai miku nga Parisi diçka me ju ndihmu mua nuk me ngelet hatri fare, mos u ngushtoni për këtë gjë, të kuptohemi...
Në këto çaste prapa tavolinës së tyre iu afruan dy gra, njëra e re e tjetra e moshuara, i kishte kaluar mbi të pesëdhjetat...
Mbanin qëndrim të friksuar. Iu drejtua më e reja Agronit.
- Më falni, ne jemi mbkqyrëse të fëmijve në qendrën shëndetësore, kjo është kolegia ime Tina, dëgjuam për rastin e një bebe që është gjetur te lumi para gati tridhjet vjetesh, e kësaj Tines mënjëherë i ra ndër mend ky rast e më tha të shkojmë t'iu rrëfejmë këtë ngjarje, mos ndoshta ju duhet ...
Tina iu afrua me sy të përlotur Lorit, i vuri dy shuplakat e dorës mbi faqe pastaj u shkreh e tëra në lotë duke qarë...
- Zoti është i madh, i thoshte Tina, që ku të ka kthyër prap në vendlindjen tënde, bija ime...oh, e gjora vajzë !
Lori e tronditur u ngrit nga vendi, përcillte Agronin derisa ai bisedonte me atë gruan tjetër e ndërpreu Agronin...
- Kush është kjo grua, pse qanë kështu ? Mos është ...nëna ime kjo ?
- Jo, jo, është një infermiere që është kujdesur për ty posa të kanë gjetur aty te lumi, punon këtu në Qendrën Shëndetësore.
- Fare nuk ke ndryshuar, moj bi. Kushedi në mesin e sa foshnjeve do të kisha njohur prapë, - i thoshtë Tina që fshinte lotët nga dhimbja.
- Gati sa nuk më lëshoi zëmra, ofshani Lori ! Po dridhem akoma...Unë u friksova se mos ishte kjo nëna ime ...! ... uffff …! Më është rrënqethur krejtë trupi.
Agroni nisi të dëgjonte Tinën që i rrëfente se si ajo ishte kujdesur dikur për këtë foshnje të gjetur tek lumi, se si i ka dhënë gji një grua e fshatit dhe se si e kanë shpëtuar mjekët kur pas pesë ditësh ka ardhur një familje nga jashtë dhe e kanë marrë për gjithëmonë me vete, si femiun e tyre...
Agroni ia përkthente Lorit se çfarë i thoshte Tina, e cila luante kokën.
- Pyete, se a kam lindur këtu në Qendrën Shëndetësore apo jo ku ?
- Jo, nuk ka lindur në Qendër shëndetësore jo, - ia ktheu Tina. Se po të kishte lindur këtu ne do e kishim regjistruar mënjëherë. E shkreta ka lindur dikund tjetër, ndoshta aty afër lumit tek shelgjet. Duhet të këtë vuajtur e shkreta nënë. Shpresojmë të jetë e gjallë diku, dhashtë zoti e t gjeni, -tha Tina.
- Kjo vajza tani është rritur si e shifni, emrin e ka Lori, e ky burri është babai i saj, Rolandi që e ka ardhur atëherë këtu prej Parisi që e ka marrur Lorin të vogël si foshnje më vehte atje në Francë.
- Zoti të ruajte o vlla, lavdi të qoftë ! E paskeni rritur si vajzën tënde, zoti ju shpërbleftë. Rolandit filluan ti vijnë ndërmend kujtimet e atyre dekadave të shkuara, u mendua një çast dhe e pyeti Tinën përmes Agronit.
- Thuaj, a është gjallë ende një mami tjetër, ajo që më ka përcjellë Lorin në dorë, ty nuk të mbaj mend... Pas pak Agroni i kthen përgjigje...
- Kjo Tina, thotë se ajo grua që ka punuar këtu me mua deri para luftës, e kam parë disa herë në treg, mirëpo pas luftës më nuk e kam parë më, thotë ajo. Disa i kanë thënë se me refugjatët tjerë ka shkuar në Kanada, e di që e ka një djalë por nuk e di a është këtu apo atje. E quanin të gjithë mami Sofa....
Sipas kësaj gruaje, vijon Agroni, Sofa e ka sjellur këtu në qendrën shëndetësore Lorin e vogël që policia e kishte gjetur buzë lumi duke qarë. Flitej se, fëmijët që shkojnë shpesh aty të lumi për të nxjerrë peshkë, e kanë dëgjuar vajin e një foshnje, pastaj kanë shkuar në polici dhe kanë lajmëruar, e policia kanë ardhë menjëherë e të kanë marrë dhe prej aty Sofa është kujdesur për ty derisa ka ardhë ky prindi nga Franca e të ka marrë.
- Pra të gjitha marrëveshjet janë bërë në mes të Sofes dhe kryetarit të komunës ?- e pyeti Agroni. Tina i pohoi më kokë.
Lori nxorri bllokun e saj të shënimeve dhe shënoj këtë dëshmi menjherë duke e nënvizuar dhe iu drejtua Rolandit e Agronit.
- Duhet ta gjejmë patjetër këtë grua, që quhet ”mami Sofa” po si quhet djali i saj ?
- Agroni ia bëri me dije Lorit se, nëse kjo Sofa jetonte tani atje largë në Kanada, vështirë do ta kenë të hyjnë në kontakt më të për të dëshmuar. Kanada ishte në tjetrin kontinent. Ata qëndruan kështu një kohë të gjatë para kafeterisë duke biseduar dhe më vonë u ngritën, Tina me kolegen e saj u drejtuan nga porta e Qendrës shëndetësore kurse Rolandi e Lori me Agronin u nisën për të vetura, herë pas here Tina kthehej mbrapa dhe i bënte shenjë më dorë Lorit.

Agroni ndiqte veturën drejtë qendrës se qytezës dhe ndaloi po aty ky i kishte marrë. Lori e Rolandi dolën nga vetura duke i dhënë një shikim rrugës këmbësore. Trotuaret dhe rrugicat e dyqaneve dhe bareve ishin mbushur plotë me njerëz, qarkullimi i veturava tani ishte ndalur. Dielli kishte filluar të skuqej nga perëndimi duke u mshehur pas maleve te Qyqës.
- Do shetisim edhe pak këtu në sheshin e qytetit apo dëshiron të kthehemi në dhomë për t'u çlodhur pak ? -ia bëri Lori Rolandit.
- Ti mund të rrish, si të duash, unë po shkoj të shtrihëm pak, jam i lodhur shumë, më falni.
- Mirë babi, shko pusho, do rri edhe pak më përkthyesin, - i tha Lori. Rolandi u drejtua kah “Hotel Kalaja” kurse Agroni e Lori ecnin me hapa të ngadalësuar në mesin e turmës së njerëzve, si në korzo.
- Nesër na pret edhe një ditë shumë e ngarkuar, në ora dhjetë, mos harro se kemi lënë takim më kryebashkiakun, besoj se do na dali në ndihmë, së paku të na verë në kontakt me ish kryetarin e atyre vitëve para luftës, shpresojmë se do e gjejmi ende këtu në Drenas.
- Une nuk e di se cili ishte kryetari i mëparshem, i njoh vetëm këta të kohës së fundit, të vjetrit s'më kujtohen... tha Agroni.
- Kjo Sofa, vetëm kjo mund të na ndihmojë, si ta gjëjmë atje në Kanada, është koti -ia priti Lori. Prit, i tha Lori. Do shkoj në internet kafe, ka tri ditë që nuk e kam hapur adresën time elektronike, Laura do të shqëtsohët më siguri për mungesen time.
U futën brënda dhe morën nga një pije, pastaj Lori shkoi të konsultonte kompjuterin që i ofrojë një zonjë.
Agroni e priste ulur në banak duke u menduar, nxorri nga xhepi telefonin e tij dhe beri një numër.

" Mirëdita Petrit, si jeni, si kaloni, si i keni punët..."
"...dëgjo Petrit, tu kisha lutur, a mundesh të më ndihmosh diçka ?
"...Nga vitet 78 deri 80, e njehë kush ishte përgjegjëse në Qendrën shëndetësore të lindjeve ?"
"...Sofie Morina...po ?"
"..po djali i saj, si e ka emrin ? "
"..Mentor Morina...po?...shahist i njohur ? "
Në këto momente Lori iu afrua Agronit duke i dhënë shenjë se asgjë të re nga mesazhet elektronike...
"Mirë, faleminderit Petrit, dëgjohemi, të tregoj pastaj më gjerë, shëndet"..;dhe mbylli celularin.

Agroni ju drejtua Lorit.
- Kam një lajm të mirë. E gjeta se kush është kjo mami Sofa. Tani më kujtohet pak. Burri i saj punonte në gjermani si shumica e vendasve nga ky vend dhe një ditë ai nuk kthehet më, thuhet se atje është martuar me një vajzë gjermane dhe më nuk është kthyer kurrë. Sofie Morina është kujdesur vetëm për djalin e saj, Mentorin i cili jeton këtu diku në afërsi të qytezës. Thuhet se është shahist i fortë, ka ardhur nga Kanada vetëm për të marrur pjesë në turnerin e madh që organizohet për çdo vitë këtu në Drenas dhe në Burim, një qytezë tjetër më në perendim, mbahet finalja këto ditë.
Do mundohemi ta kontaktojmë këtë Mntorin, e ëma e tij ka ngelur atje në Kanada, s'kemi si t'ia bejmë ndryshe, i tha Agroni.
- Një hap i suksesëshëm përmes celularit, do ua di për nder Agron, -i tha Lori dhe dolën jashtë nga Siberkafe.
-Kam  parë  një ënderr, më dukej  vetja  sikur  se  isha  një  sirenë, dola  nga  lumi dhe ashtu  më bishtin e peshkut shetisja në mes  të qytezes, te  gjithë më shikonin, thuaje  se  nuk kishin parë sirenë  kurrë  më sy.. e unë, ua  lëshoja një buzqeshtje kalimtareve  që  më  më shikonin me habi..një  ënderr..që  më  zgjoi nag  gjumi  mënjëhere,doja që  të zgjasi, tani nuk e  di se  si perfundoi...
-Sigurishtë se  fjalët e Tinës pra  ju kanë prekur...doje  ndoshta të ishe si një  sirenë  e  lindur diku  nga thellêsija e lumit  të  qetë..pa  fjalë ?
- Nuk e di nga  më erdhi  por u zgjova e  trishtuar  por edhe e penduar..mos ta zgjasim, ishte ëndërr - i tha  Lori dhe vijuan.
Agroni i propozoj Lorit të shetisnin tek Ura e vjetër e Gurit, aty mu afër qendrës. Duke ecur në drejtim të urës së gurit, para tyre u ndal një xhip i atumjeteve ushtarake franceze, ku nga dritarja nxorri kokën i njëjti komandat që kishin takuar buzë lumit ditë më parë...
- Mirëdita, jeni ende këtu, -pyeti komandanti, a keni gjetur një përkthyes këtë herë ? ..E njohim, eshtë shumë i zgjuar.
- Tani ju njoha,- tha Lori, do qëndroj deri në fund të javës pastaj do kthehem në Paris. Komandanti doli nga automjeti dhe iu afrua Lorit.
- Më vjen keq të ju thëm por në kabinetin tonë kemi marrë disa informacione në lidhje më arsyen e ardhjes s'uaj. Nëse nuk ia arrini dot të depërtoni, mund të na kontaktoni në zyren tonë, me gjithë mundësit tona do përpiqemi të ju ndihmojmë, - i tha komandanti.
- E vërtet është se këtu gjëndëmi për këtë çështje delikat, nuk e di se sa do kemi sukses.
- Për çfarë do që të keni ne jemi të gatshëm të ju japim mbështetjen tonë, kalofshi I ditë të mbarë !
- Faleminderit, ia ktheu Lori dhe komandanti ipi në xhip dhe vijuan rrugën.Nga oret e para të mëngjezit në dyert e komunës kishin filluar të hynin nënpunësit njëri pas tjetrit, shihej në ecjet e tyre se ishin të nxituar. Brënda në sallën e madhe të mbledhjeve ishin grumbulluar dhjetra nënpunës që përshpërisnin mes tyre me zë të ulet.
Të gjithë kishin zënë vende rreth një tavoline ovale, ku për një çast u hap dera dhe hyri një burrë i gjatë që kishte kaluar mbi të pesëdhjetat, iu dha shenjë me dorë që të uleshin dhe zuri vend në ballë të tavolinës. Ishte kryetari i bashkisë. Pas një heshtje kryetari hapi një dosje dhe nxori një fletë dhe e lexonte në heshtje. Ngriti kokën dhe i vështrojë nënpunësit për rreth.
- Të nderuar zonja e zotrinjë, sot jemi mbledhur në këtë tubim për të diskutuar rreth një çështje të jashtëzakonshme që me siguri shumica e juaj këtu jeni në dijeni. Këto ditë në komunën tonë është paraqitur një vajzë e re, me nënshtetë si franceze, por e cila rivandikon origjinën e saj pranë komunë sonë. Mbrëmë më mori drejtori i qëndrës shëndetësore në telefon në lidhje me vizitën e kësaj vajze në qëndrën shëndetësore. Ajo pra ka ardhur ne vendlindjen e saj për të kërkuar se nga rrjedh dhe cilët janë prindërit e saj, me shpresë së paku të gjejë identitetin e nënës  së saj e cila e ka braktisur si foshnje.

Tani e rritur, kjo vajza ka vendosur të bëjë hetime për të gjetur nënën e saj, siç më thanë, ishte edhe këtu në komunë për të kërkuar ndonjë dokument ku ne bazë të tij ndoshta do vijë deri tek ndonjë shenjë për gjetjen e prindit të saj. Të gjithë pra jemi para një dileme, para një rasti unik që asnjëherë deri më sot nuk jemi provuar në vendin tonë e lëre me në këtë komunë. Nuk po i cek tani rrethanat e hipotezat e ndryshme se si dhe për ç'farë arsye e ëma e kësaj vajzë më emrin Lori që jeton tani në Francë, e ka larguar nga gjiri foshnjën e saj. Ne nuk mund të jemi në vend të saj që nxjerrim këtu tani paragjykime pa i njohur rrethanat e kësaj ngjarje. Pra jemi mbledhur këtu që t'i ndihmojmë Lorit në kërkimet e saj më sa kemi mundësi, edhe pse e dimë se është vështirë shumë që sot të gjënden gjurmët në arkivat e dokumenta tjera brënda kësaj komunë. Pastaj, edhe po e identifikuajmë emrin e kësaj gruaje, ju duhët ta dini se këtu jetojmë në një qytezë të vogël ku ende janë në fuqi traditat shekullore të Kanunit të malëvë, mirëpo me ardhjen e demokracisë këto pengesa kanë rënë, jemi në botën e lirë e jo nën diktaturë, duhet ti zbatojmë ligjet ndërkombëtare, si e dini, jemi edhe të mbikqyrur nga institucionet e huaja ku ligjet e kanunit, më nuk hyjnë në proçese ligjore në shoqërinë tonë e as në këtë qytezë. Vështirë është edhe për personin që e kërkojmë, këtë nënë të pa fat. Imagjinoni se kjo nënë që e ka lënë këtë foshnje para 28 vjetëve buzë lumit, si mund të tregojë ajo ku ndoshta, mund të jetë sot e martuar e nënë e kushedi sa fëmijëve, ta zëmi edhe këtë, mund të jetë motra e jon e secilit prej nesh këtu. Pra ti imagjinojmi një herë rrethanat, tronditjet, e pastaj thashë ethemet, grindjet që mund të na çojnë edhe deri tek ndonjë dramë në komunën tonë. Si t'ia bëjmë hallit tani dhe si ta presim këtë rast ? Këtu është pra çështje delikate, qështje nderi e morali, çështje jo e lehtë për ne që ndoshta atje në Francë do ishte më lehtë dhe pa konsekuencat ky rast. Së shpejti pra, në ora 10 do presim këtu në kabinetin tim këtë vajzën tonë, mirëpo dua që të konsultohem edhe me ju se si t'ia bejmë dhe deri në cilën shkallë jemi në gjëndje ti ndihmojmë Lorit. Tani pres edhe pyetje e përgjigje nga ju nënpunësit e kësaj komune që jeni të gjithë në këtë rast, edhe këshilltarët dhe bashkëpuntorët e mi në këtë komunë. Më duhet patjetër mendimi juaj. Një heshtje e madhe mbuloi tërë kabinetin. Të gjithë kishin ulur kokën para dosjeve të tyre mbi tavolinë, nuk dëgjohej as një zhurmë, mbretronte qetësi totale.
- Flisni, ju lutem, ç'keni tani, dje nga ju ndëgjohëshin peshperitje të ndryshme në zyrat tuaja tërë ditën, flitej vetëm rreth këtij rasti, e tani këtu keni ulur kokën, pse ? Duhët të dalim nga ky hëndek, mos sot nesër. U ngrit zonja e zyrës së librave të amzës dhe filloi ti tregojë kryetarit se si e ka pritur Lorin në zyrat e saj dhe se si ishte munduar të gjejë ndonjë shenjë të mundur por pa sukses.
-Unë nuk di se çka mundem të bëj tjetër për këtë vajzë, më vjen shumë keq, por kur nuk kemi as një dokument si dëshmi para syve për prinderit e saj, si ta gjëjmë në të ëmën e saj ? Vetëm policia ndoshta mund të bëj diçka për këtë rast !- tha ajo dhe vështroi të gjithë kolegët e saj për rreth që rrinin të shtangur. Fjalën më në fund e mori edhe një nepunës tjetër. Ai tha se do ishte në gjëndje ti kontrolloje të gjitha dosjet brënda këtyre ditëve, dhe se ishte i gatshëm që të kontaktojë edhe ish kryetarin e komunës, që ishte i vetmi dëshmitar i kohës i cili kishte nënshkruar këtë adoptim të kësaj foshnjës.
- Mirë, -tha krytari, duke iu drejtuar këtij nëpunësi, -sot ke për detyrë të shkosh tek ish kryetari, besoj se do ta gjeni lehtë se ku banon diku këtu afër, prapa kinema, merrni të gjitha shënimet dhe emrat e personave që ishin prezent gjatë këtij adoptimi dhe mi sillni këtu. Kurse, ju të tjeret duhet të merrni edhe me gazetarët e radios lokale që të bëni të ditur që të mos shpall ndonjë lajm i pa qartë. Mesa u njoftova, kjo Lori ka ndërmend më në fund që ti drejtohet me një shpallje kësaj radios sonë, të jemi të gatshëm në çfardo eventualiteti mos të keqëpërdoret ky rast e përhapen thashetheme se pastaj mbaron keq kjo inisiativë e saj për ne se ajo tek e fundit, s'ka edhe çfarë të humbi më shumë...duhet të ruhemi pra. A keni ndonjë propozim tjetër ?
-Po zoti kryetar, çoi dorën një nëpunes tjetër, unë kisha me propozue që në sitin tonë zyrtar aty tek rubrika e njerëzve të humbur, ku dihet se janë të zhdukur nga edhe 100 persona, ta vendosin bashkangjitur këtu edhe këtë rastin e Lorit...
- Ide e mirë, u përgjigj kryetari, po çfarë të shënohet në të kur nuk njohim as emër as mbiemër të asaj femre që e ka lënë foshnjen e saj ?-Thjeshtë, iu pergjigj nëpunësi. Kërkohet një grua e cila e ka humbur foshnjen e vet, një vajzë në vitin 1978 në muajin Mars, nuk janë njëqind vetë që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë kohë, është vetëm ky rast....
-Jo nuk bën kështu, nuk do ketë efekt, foli një tjetër. Se besoj se kjo grua do ketë internet e ndoshta as kompjuter, do shkojë huq ky plan.
-Ajo grua ndoshta nuk e ka internetin por tani të gjithë të rinjtë e të rejat janë të lidhur, e kalojnë kohën në këto kafe, dhe ndoshta posa do e lexojnë këtë shpallje, me siguri se do iu tregojnë edhe prindërve të tyre në shtëpi që po kërkohët një grua.
- Kjo metodë nuk vlen tha kryetari, të rinjtë nuk iu tregojnë më prindërve të tyre, më së miri do ishte që të publikohet një fotografi e Lorit në sitin tonë më tekstin poshtë, ose  të shpallim këtê lajm në radion tonë lokale tek e fundit, më këtë lajmërim;
“quhem Lori, kërkoj nënën time të humbur më këtë datë...pra shumë thjeshtë, pa hyrë në detaje se askush nuk do lajmrohet po u cek se kjo është një foshnjë e gjetur buzë lumit, një "kopilicë", kush guxon të lajmrohet, askushi !
- Vërtetë tani po e shohim që kemi rënë ne hall të madh, telashe do na nxjerri kjo kopilicë, tha nëpunësi i cili e kishte shoqëruar Lorin prapa ca ditësh tek zyra e librave të amzës.
Po edhe t'ia mbyllim derën nuk kemi të drejtë, këtu i kemi francezët, tek e fundit ajo do shkojë edhe tek ata për t'iu kërkuar ndihmë, është jo njerëzore nga ana e jonë që të rrimë kështu duar kryq, dhe tani unë po bëhem gati të iki për pushime, nuk guxoj të lë komunën në një kaos të tillë...Tani më la edhe pa pushime kjo vajzë....Në derë hyri një sekretaresh e pritjës e cila i bëri më dije kryetarit se ajo vajza me te j'atin e sajë dhe përkthyesin kishin arritur me kohë të caktuar.
- Ti ftojmi edhe ata brënda ? -pyeti kryetari.
- Po, keni të drejtë, le të vijnë, ti sqarojmë këto problem së bashku si duhet. Kryetari i bëri shenjë sekretares që të hyjnë. Pas pak në derë u dukën Lori, Rolandi dhe Agroni, të gjithë u ngritën nga vendi dhe filluan shtërngimet e duarve rreth e rreth tavolinës pastaj ua sollën tri karrike aty pranë kryetrai dhe u ulen. Perballë Lorit nëpunësit që kishte propozuar të hapnin në sitin e komunës një rubrik të posaçme për këtë vajzë te humbur, ai nuk ia ndante sytë Lorit. E vështronte që nga flokët e saj të gjata, sytë, ftyrën, ia shikonte edhe lëvizjet e duarve të saj, gishtat e deri tek majat e thonjëve, pastaj vetullat deri edhe qer pikët. Sytë e tij ndiqnin çdo lëvizje të saj, e çdo buzëqeshje të lehtë kur lëshonte nga njëherë Lori, dhe herë pas here ai ulte kokën sikur flutironte diku larg në mendime. Nëpunësi tjetër që ishte afër tij nga e djathta i terhoqi vrejtjen duke e prekur më brryl, dhe i përshpëriti; “Luan, mos e shiko ashtu vajzën se nuk ka kuptim.” Dikur erdhi në vehte Luan Dina, ofshani thellë duke e fërkuar ballin me dorë, një rrëbeshë ethësh ia kishin kapluar tërë trupin e tij që nga brëndësia e stomakut. Fytyra e tij kishte marrë ngjyrë të kuqe, zgjati dorën dhe mori një gotë ujë që e piu me nxitim. Ndër kohë nisi bisedën Agroni ku i rrëfente kryetarit tërë ditëne djeshme që kishin kaluar në qendrën shëndetësore në kërkim të ndonjë dokumenti, pastaj tregoj edhe rastin e mamisë Tinës e cila iu kishte rrëfyer me lotë në sy rastin se si e ksihin gjetur Lorin buzë lumit dhe si e kjo mami ishte kujdesur per të...Agroni i treoj më tej edhe për një mamin tjetër, mami Sofa, Sofie Morina e cila ishte marrë edhe me adoptimin e Lorit në prezencën e ish kryetarit te komunës. I tregoj se Sofia gjatë luftes si refugjate ishte strehuar me djalin e saj Mentorin në Kanada dhe se atëherë ishte e pa mundur ta kontaktonin.
- Mentori, shahisti ? -ndërhyri kryetari.
 - Po ai, pohoi vetë,- shtoi Agroni.
- Ka ardhur këtu para ca ditësh nga Alberta, e presim për pjesmarrje në turneun e shahut që do mbahet së shpejti këtu në Drenas dhe në Burim... 
 - Jam interesuar edhe unë, -i tha Agroni, më tregoi një mik i imi...besoj se do ta gjejmë dhe ta pysesim nëse mund të na lidhi në kontakt më nënën e tij atje në Kanada, Lori tek kjo ka shumë shpresa...mirëpo  duhet kontaktuar edhe Mentorin, ta japi pastaj numrin e celularit të tij. Ne kemi shpresë se do e fitoj kupën e shahistëve këtë turne... Kryetari i'u dha premtime Lorit e Rolandit se do përpiqeshin më çdo kusht që të grumbullojmë sa më shpejt dëshmi rreth këtij rasti dhe se do ti hapnin dosjet së shpejti posa të gjënin ish kryetarin e bashkesisë së Drenasit ku menjëherë do ta vinin atë në dijeni për këtë rastin tuaj. Lori pastaj i përcjelli bashkiakut edhe përshëndetjet e Arianit e të Ilos nga “Bellaçao”, ai u gëzua shumë dhe buzëqeshi.
Lori i tregonte kryetarit nismën e kësaj avanture që kishte filluar në “bella çao” tek Ilo, ku edhe ai kishte kaluar aty ditë më parë në të njëjtin vend. Kryetari luante kokën, mbeti i habitur. Diskutuan se si fati e kishte sjellur mu në këtë restoran edhe Lorin. E përgëzoi vajzën për këtë nismë që kishte ndërmarrë, për guximin në kërkim të nënës së saj.
Më në fund u ngritën të gjithë. Takimi përfundoi më shtërngime duarsh, ku përseri Luan Dina u përshëndet më Lorin dhe që të dy u shikuan në sy për disa çaste, pa thënë asnjë fjalë dhe më në fund dolën nga salla.

Në Drenas nuk kishte nevojë fare që Lori të shpallte në radion lokale rastin e saj se, brënda tri ditëve, tërë banorët e kësaj qyteze të vogël kishin mësuar se kush ishte Lori. Ishin në dijëni për qëllimin e vizitës së saj dhe kur dilte nga hoteli apo kur shkonte në siberkafe ose kur shkonte në furrë për të blere byrek të gjithë e shikonin Lorin që ecte me hapa të ngadalshëm, pa u nxituar fare, pa u ndrojtur nga shikimet e të tjerëve,edhe kjo ishte mësuar me shikimet e tyre të habitshme që reflektonin njerëzit në fytyrat e tyre, të ngrira, gati se e tërë rruga këmbësare lëvizte në ngadalsim. Në rrugën këmbësore kamarierët posa e vërenin nga larg dilnin dhe e ftonin atë që të ndalej në kafeterit e tyre, për ta ishte kënaqësi e madhe ti shërbeje të vetmit turist te ardhur nga perëndimi ndoshta por edhe ishte më tepër kurioziteti që i shtynte ndaj kësaj vajzë, çuditeshin se nga e kishte marrë guximin që të kthehet në vendlindje të saj pas 28 vite në kërkim të nënëns të saj që as emrin nuk ia dinte. Lori kishte lënë takim pas dreke me Agronin aty në fund të rrugës këmbësore, derisa Rolandi i lodhur kishte preferuar të shlodhej, nuk e duronte vapën e pasditës. Agroni doli nga vetura dhe i bëri shenjë Lorit se ku ishte parkuar dhe me hapa të shpejtë Lori iu afrua veturës dhe hyri brënda. Makina mori drejtimin nga dalja e qytezës dhe u kthyen majtas menjëherë morën rrugën që të shpie për në Burim që ishte afër 40 kilometra në perëndim të Drenas së. Më trego Agron, në fjalorë nuk e gjeta se çdo të thotë fjala “kopiliq” ?
- Kopiliq ? Është emri i një vendi, i një fshati ku ka lindur Millosh Kopiliqi, heroi legjendar shqiptar i cili e ka vrarë sulltan Muratin në betejën e Kosovës më 1389...
- Kam dëgjuar për këtë mit, edhe Shekspiri është frymëzuar në "Othello" ..kemi një projekt me grupin tim teatral që në shtator ta çfaqim këtë dramë...
- Qënkeni aktore atëherë, nuk ju kam pyetur se me çfarë mirreni atje...
- Po, unë kam kryer studimet në Kembrixh, Shekspiri është për mua mjeshtër më i madh në botë i këtij zhanri...
- Pra këtu e ke mësuar fjalën kopiliq, në libra ? i tha Agroni.
- Jo, por sa herë që dal nga hoteli aty afër rrugës këmbësore disa djem të rinjë çojnë gishtin drejtë meje me zërat që përshperisin si “kopiliqa” apo ashtu disi...desha ta dija kuptimin...mos është ndonjë fjalë fyese ?
-Millosh Kopiliqi thuhet se ishte një kopil, një fëmijë i humbur që e kishin gjetur para derës së një shtëpise, e merr një familje e fshatit aty dhe e rrisin, e adoptojnë si feminë e tyre, e rrisin dhe kur bëhet burrë tregojnë se ishte trim i madh, ngjarja e tregon, aie vret sulltan Muratin këtu në Kosovë. Pra kopil është ai fëmijë i pa baba e pa nënë, por ti mos u prek se do e gjesh nënën...i tha Agroni. 
 - Ndoshta do e gjej ndoshta edhe jo...qënka vështirë këtu me këtë mentalitet....Burimi është një lokalitet që shtrihet rrezë bjeshkëve të larta në veri perëndim të Kosovës me një klimë të butë dhe një vend të përshtatshëm për bujqësi e blegtori, një qytezë piktoreske. Agroni gjeti një vend për të parkuar veturën mu përpara një kompleksi të madh motelesh dhe restorantesh që ishin ndërtuar mbi një liqen artificial. Hynë në sallën e madhe ku ishte shkruar me shkronja të mëdha “turneu i madh i shahut” dhe u drejtuan në hollin e madh të mbuluar nga qelqi. Agroni ndaloi një organizator dhe e pyeti nëse dinte se ku ta gjejë Mentor Morinen. I panjohuri i bëri me dije se tani është i zënë, por duhet të presin deri sa të mbarojë loja. Agroni dhe Lori zunë vend në një tavolinë në sallën e madhe si amfiteatër dhe në heshtje shikonin tavolinat e radhitura ku luanin shahistët. Pas pak i panjohuri iu afrua Lorit dhe i pëshpëriti...
- Jeni motra e Mentorit ? Lori e habitur duke mos kuptuar pyetjen preku Agronin...
- Jo, jo, kjo është një turiste e huaj...ka ardhur këtu vetëm për vizitë, ia preu Agroni.
- Nuk e di se çfarë më pyeti ky person...tha Lori...
-Asgjë, ju ka ngatërruar me dikë tjetër. Agroni me në fund verejti atje poshtë ulur në tavolinë Mentorin, shkruare mbi një tiket emrin e tij dhe i kundershtarit..
- Ai me flokë të gjata është Mentori, e sheh etiketën para tij ?- i tregoj me gisht Agroni.
- Po, qënka i ri dhe djalë i bukur, tha Lori, dhe tepër simpatik...
- Më duket se këtu do ta gjesh Don Zhuanin tuaj...këtu në Kosovë ndoshta, si dihet... nëse nuk keni gjetur ende të fejuar andej..
- Jo, jo, nuk kam gjetur ende, por jam në kërkim...vitet po kalojnë.
- Këtu janë vetëm duke bërë ushtrime, kampionati fillon në fund të javës që vjen por këta shahistat duhet të lujnë për çdo ditë, këtë e kanë si ushqim.
- Më habit ky Mentori, tha Lori, të vijë nga skaji tjetër i botës për të marrë pjesë në një turne shahu, çudi !
- E ka me siguri pasion të madh lojen e shahut...
- Nuk e qënka pra për mua, edhe pse më pëlqen. Për një lojë shahi ky do më lënë vetëm,-tha Lori duke qeshur...
- Dashuria do edhe sakrifica...- ia ktheu Agroni. Loja më në fund përfundoi, Mentori u ngrit nga karrikia duke i shtrënguar dorën kundërshtarit të tij dhe zbriti nga skena. I panjohuri iu afrua dhe i bëri me dije se e kërkonin aty dy persona në sallë. Mentori iu afrua tavolinës së tyre dhe i habitur e shikonte Lorin, u përshendetën.- Mirëdita ! i përshendeti Mentori.
- Mirëdita, unë jam Agroni, kjo vajza është Lori nga Franca.
- Nga Franca ? Keni ardhur të përcillni turnirin edhe ju...Unë kam ardhur nga Montreali...Lori ia ktheu në frëngjisht;
- E flisni frëngjishten atëhere...ia bëri Lori.
- Patjetër, jetoj ne Kuebek por nënën e kam më larg, atje në dimër në Alberta...kuflitet anglishtja.
- Mentor, ndërhyni Agroni, kjo vajza ka deshirë të të ju pyes diçka, është një histori e gjatë. Mund të gjejmë një vend për të biseduar ?
- Po pse jo, ulemi në tarracë përjashta, është freski dhe hije. Mirëse të ka sjellë Zoti vajzë këtu në Kosovë, tha Mentori, vend i bukur, si ju duket ?
- Është vend i bukur, ngjan pak edhe me disa vende te Francës...tha Lori. Aty në tarracë zunë vend në një tavolinë, morën pije freskuese dhe filluan bisedën.
- Mentor, me sa jami të informuar në komunën e Drenasë, nëna yte ka punuar si motër medicinale dhe si mami në qëndrën shëndetësore për disa dekada deri sa ka filluar lufta. Tani kjo Lori ka ardhur këtu në Kosovë prej Francës që të gjejë n¨nënën e saj, ka lindur pra në Drenas, në vitin 1978 dhe menjëhëre si fëmijë pa prind është adaptuar nga një familje franceze dhe se kur ishte foshnje nëna yte e ka strehuar në shtëpi të fëmisë mirëpo tani Lori dëshiron të dijë për fatin e nënës së saj e vetëm nënën yte mundet ta ndihmojë ndoshta për të gjetur se kush është nëna e saj.
- Qënkemi të një moshe Lori, edhe unë kam lindur këtë vit, në dallim nga ti që nuk i njehë prinderit tuaj, unë njoh vetëm nënën, babai ka mbetur atje në gjermani, thonë se është martuar me një Australiane, asnjëherë nuk e kam parë e as kërkuar babain tim... Po nejse, gati qënkemi të një kategorie... tha Mentori dhe qeshën të gjithë së bashku. Po, nëna ime më ka rritur vetëm, pra me mundesit e saj dhe më nuk është martuar, ka punuar aty në shtëpi të fëmisë, mirëpo kur filloi luftan e ikëm në Maqedoni dhe nga atje na ofruan strehim kanadezet. Mami jeton në Alberta, në Kanda pra kurse unë në Montreal. Ajo tani dhe është plakur, mezi mbahet në këmbë. Nuk e di se sa mundëm të ju ndihmojë unë, mundem ta pyes permes telefonit po deshët, këtë ndihmë mundem ta bëj.
- Mentor, kjo Lori don të dijë se si dhe ku e kanë gjetur, mos ndoshta e njeh nënën e saj, pyete mami Sofen, komunikacionin kjo e paguan.
- Nuk ka problem, atje tani është natë në Kanada por është mësuar nënën...do të thrras menjëherë...pritni pak. Mentori nxori celularin nga xhepi i këmishës dhe shtypi pullën, në tjetrën anë zëri i një gruaje të moshur u dëgjua menjëherë.
- Nënë, Mentori jam, a je më mirë prej këmbëve ?”
- Po mbahem biro, po mbahem, ti si qëndron me turneun ?”
- Javën tjetër mbahet finalja...kam gjasa se do e fitoj kupën...dëgjo nënës. Kam disa pyetje, një porosi nga një person që ndoshta të kujtohet kur punoj në shtëpi të fëmisë.”
- Kush është ai ?”
- Nënë, është një vajzë, i ka tash 28 vjetë, ndoshta të kujtohet, e keni adoptue tek një familje franceze, por tash u kthye dhe kërkon origjinën e saj, se paku ta gjeje nënën e saj...që ndoshta ti e din se kush mundet të jetë, nënë e saj...Mbretnoi një qetësi nga ana tjetër e telefonit...
- Nënë, a të kujtohet diçka apo jo ? e pyeti Mentori.”
- Sa histori e vjetër është kjo ore bir, Zoti është i madh, e ka sjellë prapë në vend të vet këtë bebe..sa më dhimbset e shkreta, qysh nuk më kujtohet, e kam gjetur para derës së shtëpinë së fëmisë..;”
- Para derës së shtëpinë së fëmisë ? Kjo vajza thotë se e kanë gjetur të lumi...”
"- Jo, jo, e di unë më së miri. Të lumi e kanë gjetur një foshnje tjetër... këtë vajzën e ka vendosur para derë një vajz e re, afër 18 vjeçare, emrin nuk ia di, ftyrën e kishte të mbuluar atë natë me një shami, por dyshoj se është motra e një nënpunësi aty në Komunë, motra e një Luanit, është disa vite me i ri se ajo, mbiemrin nuk I a di...më kurrë nuk e kam parë, as ftyrën mirë nuk ia kam parë në errsirë por ia kam mbajtur në mend një pallto që kishte veshur atë nate...”
- A je e sigurt nënë ?”
"- E sigurtë biro, e sigurtë jam...si është kjo botë, çdo send kthehet në vend të vet...” Lidhja u ndërpre me në fund, Mentori ia përsëriste Lorit gjithë fjalët që i kishte thënë nënë Sofia...
- Pika e parë ty nuk të kanë gjetur te lumi por të ka lënë nëna yte para derës së shtëpinë së fëmisë. E dyta, nëna ime dyshon se kjo vajza ka një vëlla më të vogël që punon aty në komunë, e quajnë Luan.
- Mos është ai burri i gjatë me syza që të shikonte çuditshëm sot kur ishim tek kryetari ? pyeti Agroni. - Edhe unë u habita pse më shikonte ashtu, tha Lori, disi mi ngulte sytë si të isha person i njohur për të...tani më kujtohet...Prit, ai është më duket Luan Dema, nuk arrij ti besoj se sa afër e kemi pasur...vijoi Agroni. - Duhet të kthehemi sa më shpejt në Komunë të informojmë kryetarin, tha Lori.
- Do vij edhe unë të dëshmoj se ç'më ka thënë nëna ime në telefon ?- Po, gjithësesi, eja edhe ti me ne Mentor, i tha Agroni. U ngritën që të tre dhe u drejtuna tek vetura e Agronit, hyn brënda dhe menjëherë u nis makina. Para se të mbyllej komuna, rrethe ores 16-të arritën të nxituar Agroni, Lori dhe Mentori në dyert e hyrjes. Kur hynë brënda në të njëjtin zyrë që ishin takuar në mëngjez, kryetari një nëpunes tjetër dhe ish kryetari i komunës bisedonin mes tyre dhe kur panë perseri Rizorin e ndërpren bisedën.
- Të prezentoj, kjo është Lori, mori fjalën kryetari. Ish kryetari një burrë i vjetër u ngrit në këmbë dhe e përqafoi Lorin, gati se nuk i shpëtuan lotët...
- Të kemi humbur aqë larg por Zoti i madh prapë te ka sjellë në vendin tënd... tha plaku, të na falësh moj bija jonë, ishin kështu ato kohë, kohë të kanuneve e ti ke patur fatkeqësin të lindesh në ato kohë të errta..! Jetonim në një situate të veshtirë shkëputur nga bota, mentaliteti ishte i tillë, paragjykimet e njerëzve, morali, padrejtësija mbretëronin në këto kohëra, sidomos për femrat e shkreta...
I tregova kryetarit se si të ka gjetur para derës së shtëpi së fëmisë tek mami Sofa, më kujtohet si sot, mirëpo të nesërmen më thirren në Polici, më njohtuan se e kanë gjetur buzë lumit edhe një foshnje tjetër, ky ishte një djalë...e ëma e saj e kishte mbështjëllër më një pallto dhe e kishte lënë ashtu të gjorin buzë lumi...e morëm edhe atë e dërguam në shtëpi të fëmisë. Vajzën e kërkoi menjëherë një familje nga Franca, kurse djalin dikush tjetër, nuk e di se si ndodhi me të, mami Sofa thoshte se ishte shëndet ligë, është kujdesur për të dhe e ka adaptuar diku, nuk e di se ku, kryesore në një familje të sigurtë...duhej vepruar shpejtë e shpejtë që të mos diktoheshin këto raste..Ishim të tmerruar nga kjo e papritur që na gjeti. Brënda një natë  na ran në qafë dy  foshnje jetim, për një qytezë të vogël si Drenasi, na dukej  se  na ra rrufeja ishte si një dënim mbi kokë. Nuk dinim çfarë të bënim më këto dy foshnjeve ? Duhej ti adoptonim sa më parë që të mos përhapej  fjala,  për ne ishte një katastrofë ! Pra duhej ta mbanim sekret këtë gjë  por që se sot,  Zoti i madh nuk harron asgjë...Agroni  i perkthente Lorit  të gjitha  fjalët ndërsa Mentori kishte ulur kokën  dhe rrinte  i menduar.
– Shumë e çuditshme kjo, tha kryetari, për një vend të vogël si ky i yni, dy braktisje të foshnjeve që të ndodhin brënda një nate..nuk e kuptoj se si është e mundur kjo !
 Lori përshendeti ish-kryetarin dhe e falenderoj për dëshminë e dhënë...Tani ajo e kënaqur me të gjitha njoftimet e ditës nxitohej të mbetej vetëm për një çast dhe të mendojë për këtë rast. Dolën nga komuna që të tre pa i thenë gjë kryetarit për Luan Demën. Agroni mori leje që të shkonte dhe i la Mentorin dhe Lorin së bashku në taracën e një kafeneje.
– Mëndoj se  jeni  në prag të së vërtetes. Si do t'ia bëni ? -e pyeti Mentori
– Duhet të hyj në kontakt me këtë Luanin, nëse është daja i imi apo jo...vetëm me ADN mund të vërtetohet,  dhe si  të ishte e mundur të kaloht  përmes tij por në mënyrë legale, nëse ai pranon..
– Vështirë e ke, kush guxon ti dali përpara e ti thotë Luanit se;  " unë jam vajza e motrës tënde..".
– Pra do i thëmë Agronit, do më ndihmoje nesër...
– Se besoj , Agroni  nuk guxon të përzihet më tej në këto punë, e pash se ndihet i ftohur nga kjo dosja jote, nuk deshiron të ketë trazira më njerzit këtu... si duket e shohin me sy të keq.
E kuptoj, pra do i thëmë Arianit, një tjetër mik që e kam njohur në Paris, do më ndihmojë, kthehet nesër, për momentin është ndalur në plazhet e Durresit diku në Shqipëri.
– Gati të gjithë kanë ikur atje në Durrës...është vend i bukur për pushime, ke dëshirë tëshkojmë, nuk është larg nga këtu.
– Nuk mundem ta lë babain tim vetëm, e sheh është duke ardhur, këtu në këtë kafene dalim mbrëmjeve. Rolandi iu afrua Lorit dhe e përqafoi, e përshëndeti Mentorin dhe i shikonte që të dy me habi, të buzëqeshur, si dy të dashuruar.
– Ky është Mentori, çuni i mami Sofës që e ke njohur atëhere kur me ke gjetur këtu në shtëpi të fëmisë, i tha Lori.
– Po, kam dëgjuar për ty nga ajo Tina...E vërtetë është që ke ardhur nga Kanadaja për të marrë pjesë në turneun e shahut ?
– Po, ia ktheu Mentori, është një pasion dhe një kënaqësi që ka lidhje me trurin, gjithnjë truri është në kërkim...por kam ardhur e dua të vizitoj këtu vendlindjen time, shokët e shoqet...
– Bukur shumë, të uroj sukses në këtë turne..i tha Rolandi. Lori filloi ti tregojë Rolandit për të rejat që i kishin zbuluar së bashku me Agronin dhe Mentorin, i tregoi edhe rrëfimin e ish kryetarit, i cili i kishte thënë Lorit se është bërë një ngatërres aty në lidhje më vendin se ku është gjetur ajo  foshnje.
– Nuk të kanë gjetur pranë lumit ? -pyeti i habitur Rolandi.
– Jo babi, tek lumi e kanë gjetur një foshnje tjetër, një djalë edhe atë  të nesërmen, kurse mua nëna ime më ka vendosur para derës së shtëpisë së fëmijve ku e ëma e Mentorit më ka gjetur dhe është kujdesur për mua.
– Tani më kujtohet, -tha Rolandi, -nuk e di se si ka ndodhur por mua më pyetën në telefon e më thanë; "e do një djalë apo një vajzë" Unë kisha dëshirë ta kem një vajzë, dhe të zgjodha, nuk më ka shkuar mendja atëherë për fatin e këtij çunit. Mirëpo kur pyeta për , më thanë se të kanë  gjetur  buz  lumit...
– Jo, Roland, i kanë ngatrruar këto dy raste- tha Mentori. Nëna më tha  se vajzën e ka gjetur ajo para derës së shtëpië së fëmijëve, ngjitur më qëndrën shëndetësore, kurse për foshnjën tjetër këtë çunin, nuk më tregoi se ku e kanë gjetur por këtë e mora vesh  sot nga ish kryetari...
– Këtu pra qënka një mister, -tha Rolandi. Si ka mundësi që brënda një natës të gjenden dy foshnje të braktisura në një vendë aqë të vogël si ky, tepër e çuditshme apo jo ?
– Unë kam ardhur këtu ta gjejë  nënë time, ç'ka lidhje  ky çuni më rastin tim ?
- Nesër do e pyes nënën time edhe një herë, mos di gjë për këtë djalin...-tha Mentori.
– Mos  e pyet fare, të thash,  mua më intereson të gjejë nënën time.  Shkojmë babi, jam e lodhur, më duhet të pushoj tani, nesër do shihemi Mentor.
– Unë banoj në skaj të qytezës, -i tha Mentori, -po deshe nesër eja të ftoj për kafe.
– Do e shohim, më mbetet t'i dal përpara këtij Luanit..tha Lori..
– Mami  dyshon se Luani  është vëllau i mamit tuaj, kështu më tha në telefon.- tha Mentori.
- Pyete edhe një herë  në telefon, merr informata të tjera rreth saj pra...
– Mirë, do përpiqem të bëjë ç'është e mundur, ika edhe unë tani, më duhet të përgatitem për turneun, jam i lodhur, -tha Mentori dhe u largua. 

Rolandi mori për krahu Lorin kurse Mentori u drejtua  rrugës këmbësore, aty afër komunës ndaloi një taksi dhe hyri në veturë. Të nesërmen në ora 10 Lori u paraqit përsëri në Komunë, u takua me kryetarin i cili e priti me kënaqësi në zyrën e tij. Lori filloi ti tregoi në anglishte kryetarit se diten e djeshme, përmes telefonit nga mamia Sofie, kishte marrë njohuri se Luan Dema, nënpunësi që ishte prezent këtu dje, ka mundësi që të jetë i vëllai i mamit të saj.
– Nuk e besoj këtë ! -tha kryetari. Ai ka dy apo tri motra, ku ta di unë, të gjitha janë të martuara dhe  janë serioze !
– Po ndoshta edhe nëna ime tani është diku e martuar, -tha Lori, ndoshta edhe ka fëmijë, si dihet... më duhet ta pyes Luanin për motrat e tij, duhet të më ndihmoni ju ose Agroni,  perfundoi  Lori.
– Kurrësesi jo ! Nuk mundem ta vejë në dyshim familjen e këtij personi që e njohim mirë, nuk guxoj. Nëse e ke vrejtur, dje ai  Agronin e shihte me sy te keqë...
– E si ta gjej ndryshe nënën atëherë, më thuaj ?
– Nuk kemi të drejtë të përzihemi në jetën private dikujt nëse e pengojmë. Vetëm nëse ajo ka guximin që të vijë dhe të ju pranojë, ti e ke bërë detyrën tënde, e tërë qyteza e ka marrë vesh këtë ngjarje, nuk ka më as nevojë për ta shpallur në radion lokale këtë rast, të gjithë e kanë në gojë vetëm bisedën tënde.
– Ju edhe po më akuzoni tani ? -tha Lori. Sipas kësaj, unë qenkam fajtore ?
– Jo, nuk ju quaj fajtore por njerëzit më të cilët jeni endur e kanë përhapur këtë ngjarje tani ka marrë dheun dhe është bërë ngjarje e dites në Drenas. Do ketë pasoja po qëndruat më tepër këtu, do bëhen gjaqet...
-Po pse ? vetëm se po e kërkoj nënën time, origjinën time ?
-Ti nuk je rritur këtu, është ende një mentalitet i komplikuar, këtu mbretron ende ligji i kanunit të maleve...
– Këtë e di, për ndryshe do isha rritur në preher të nënës sime, e këto ligje nëna ime nuk i ka vendos, këto ligje të mbrapshta kanë dalë vetëm nga mendja e disa sundimtarëve tuaj gjoja se e kanë shitur veten të zotët..
– Këto ligje, Lori,  janë qysh prej shekujsh në këto troje tona, jemi të detyruar ti rrespektojmë.
– Ligje të nderit të imagjinuar apo ligje reale në terren ?
– Secili e ka për vete, ai që i rrespekton këto ligje ndiehet krenar e jo i përulur, tha kryetari.- Ju, zoti kryetar, a e mbroni Luanin, nënpunësin tuaj apo mbroni ligjin e kanunit temaleve ?
– Lori, e nderuar, nuk mund të shkojmë më tej në këto kërkime, nuk janë aspak të dobishme për askend...
– Për mua po, kjo ngjarje ka peshën e gati tri dekadave që e mbaj mbi supe !
- E çka mundem unë te bej më teper ? Luani sot as qe ka ardhur në detyrë, me ka dergaur një mesazh, është larguar nga Drenasa ka qe dy orë.
- Pse nuk më tregove që në fillim, ku ka vajtur ?
- Me duket ka marrur pushimin veror, ka vajtur në Durrës.
- Në Durrës... e tërë qyteza i paska mendet vetëm në Durrës tek pushimet, tek  pllazhi...po edhe unë kam hallet e mija, per ate kam ardhur ketu, kam mundur edhe une te shkoj ne pushime kete vite ku te kisha dashur por i kamsakrifikua pushimet për ketë rast e juve si duket talleni me hallet e mija...
- Nuk mundem me tej te ju ndihmoj Lori...
- Mirë pra unë do shkoj qe tani menjehere tek departamenti francez, patjeter se do jeni i detyruar te më ndihmoni. E keni per detyr! Kur i permendi departamentin francez atehere kryetari u ndal, mbeti i menduar, i kryqoj duart dhe kafshonte buzët.
- Po nese mami yt nuk don te ju lajmrohet, çka mund te bejë une ? Lori nxori shpejtë nga çanta tri katër qese najloni te tejdukshme dhe i hodhi mbi tavolin.
- Këto i ke porosi nga unë, posa te kthehet Luani nga Durresi, i thuaj pra qe ti marri në pytje te tri motrat e tij...e ka për detyrim !
- Përndryshe ?
- Do gjejë një gazetar, tek e fundit do të dali kjo fshehtesi e tridhjet vitesh...s'ka ç'ka të  më bëje  Luani...
- Imagjino  njëherë Lori. Sikur te vije  dikush  e të më thoshte mua  se motra e juaj ka lënë një femij "kopil", e din ti se ç'farë turpi është këtu  te ne ? Unë kam frikë se ai do e vras motren e tij, ose do bëhet edhe më keq se sa ti e mendon, ne fund, ti do mbetesh prapë pa e parë mamin të gjallë....
- Se besoj se ka nejrëz aqë te semuar qe te mbysin motren e tyre për gjëra që kanë ndodhur para gati tridhjetë vite..-tha Lori.
- Është qeshtje e rëndë kjo punë Lori, ti si kupton telashet tona,  çështje nderi është ketu...

- Luani është burrë i ndershem, do zemrohej rëndë po te te degjoje keto fjalë...
- Nuk po e zgjasim me tej, qeset e ADN-it po i le këtu dhe tek missionaret francez. Po sa te kthehet Luani nga Durrësi, i thua që tua percjelli këto qese motrave të tij, më mirë do i bie kështu, pa hidherime, kjo eshte e drejta ime ligjore sipas tegjitha konventave nderkombtare ku ç'do njeri ne kete botë ka te dreten te gjeje origjinen e prinderve te tij. Këtë qeshtje mundem ta vijoj edhe per mes një avokati, por e mira e te gjithve do ishte qe te mos me shtyni deri aty. tha Lori dhe doli nga kabineti i kryetarit. Posa doli Lori nga komuna u degjua telefoni i saj ne çantë, e nxori shpejtë dhe e hapi pastaj iu pergjigjë...
- Mirëdita Agron, ç'kemi të re ?"
-Lori, më thanë se Luani ka shkruar për pushime në Durrës, mirepo para se teshkoje ka ardhur tek unë, më është kercnuar, gjoja se unë jam fajtor per hetimet qeben ti...është i zemruar, duhet te ruhemi nga ai, tani kam frikë, me kuptoni. Është qeshtje nderi, nuk mundet te perballoje këtë qe e motra e tij ka fshehur një "kopil" këtu e sa vjete...te ne ky është një akt teper i rëndë...te kam paralajmruar se do kete pasoja..."
- Mua nuk më interesojnë fare pasojat Agron, vetem ligjin e drejtësisë e ndjeki !"- tani është shkaktuar edeh polemika tjeter, tërë qyteza e ka marrur veshë se nukështë më ne pytje vetem një vajz, por edhe një çun i humbur po atë natë...ketu zihet një mistere, pra mundem te ju ndihmoj vetem fshehurazi permes telefonit, nuk duhen te na shofin së bashku...Të  këshilloj që njëherë të largohesh nga këto kërkime, kthehu në Paris , degjom mua…"
- Mirë pra te mbesim në kontakte, diten e mirë. Do kthehem në paris vetem pasiqe ti kryej hetimet e duhura... tha Lori dhe mbylli telefonin e zemruar. Duke hecurrruges rrugës këmbesore njerzit e shifnin Lorin me një sy tjeter tani, edhe më tebezdisur, njerzit thuaje se frigoheshin edhe nga hija e saj. Pa i nderruar dy hapa kur prape u degjua celulari. Këtë here ishte Mentori.
- Urdhëro Mentor, mirë je ?"
- Jam perlarë mbrëmë me Luanin, gati qe nuk jemi mbytur, per fatë policia kalone  atë moment aty pari..."
- Ku je tani, po vij te te kerkoj, po e marr taksin...pritë aty, - tha Lori.Pas disa minutave Lori arrin tek Mentori, ia fshinte hundet e pergjakura mefaculete...
- Ke mundur te perfundosh edhe më keqë, i tha Lori.
- Mamit nuk i tregova per kete turnir qe pata me Luanin...u ndam si ne Pat !Lorit i shkoi buza ne gaz dhe e perqafoi dhe e mori e shterngoi me dy duart perqafe...
- Tani më ke mbetur vetem ti që me del krahë ne fushaten time, tha Lori.
- Kurse ti do me mbeshtesish  ne turnir, per javen e ardhshme.
- Se besoj se do qendroj me teper ketu pari, do iki njëhere në Paris derisa te qetesohet gjendja, -i tha Lori. 
-Qfare te qetsurit, tash veç sa ka filluar te ndizet fitili ketu ne Drenas e nuk dihet se ku mbaron...-.ia priti Mentori me te qeshur.
- Ku është tash Luani ?
- Është nisur i zemruar për në Durrës, gjoja se për ti kaluar pushimet por me sigurika shkuar atje me një qellim, ka ndoshta atje motren..ka shkuar i hidheruar, kamfrikë se do i qeroje hesapet me motren e tij, ështe gjakënxehtë, kam frikë se mosdo kaloje keqë kjo ngjarje..
- E çka mund te bejë unë nga ketu ?
- Asgjë ! tha Mentori. Atje në Paris kur e takova Rizon në "bellaçao" nuk më foli se do hasi ne ketoveshtirsi, - tha Lori.
    • Ndryshe shifet bota nga atje, largë jemi nga Parisi, tha Mentori.
    • - Po mani çka te tha tjeter në telefon ?
- Më tha; "ruju biro" dhe me qortoi qe e dhash emrin e Luanit.
- Po sa është e sigurt qe ajo është motra e Luanit ?
- Më tha se njehere e kishte parë ne tregë Luanin me një moter te tij, por nuk emban mend se cila ishte prej tyre.
- Po biseden e ish kryetarit ia hape se ç'ka thënë per çunin e gjetur tek lumi ? - epyeti Lora.- I thash se edhe ai e ka shprazur thesin, i ka thenë te gjitha...më tha se atë natë kurkjo motra e Luanit e ka sjellur foshnjën e saj para derës së jetimores, e kam vrejturse mbante një mantel apo palltë ngjyrë kafe. Kur të nesërmen polica e sollen neorfelina edhe këtë çunin, më tha, u habita se vrejta se çuni ishte i mbështjellur mëtë njejten mantilë qe ia pashë asaj vajzes mbremjen e kaluar. Mami më tha atëherese çunin e kishin gjetur disa fëmijë qe zënin peshqi aty buzë lumit, i kane ndegjuarklithjet e tij dhe menjëhere kan lajmruar policinë ku pastaj e kane sjellur neorfelina.
- Pra, ka mundësi se mami im te kete lindur bineq, një vajzë së pari e pastajndoshta disa orë më vonë pasi me ka sjellur ne orfelina natën, duke u kthyerrruges e kane rrokur dhembjet tjera dhe e ka kuptuar se pret edhe një vajzë
tjeter?- tha Lori.
- Po, shtoi Mentori, mendoj se keshtu ka ndodhur, mirepo se besoj se ka paturkohë as që te vertetoje se a është vajzë apo djalë ne ato momente, në mendjen e sajdhe te gjdokujt, mendon se bineqet jane ose dy vajza ose dy djemë, te rralla rastekemi kur lindin bineq te rrejshem, siç i quajmi... perfundoi Mentori.
- E si t'ia bejmi tani ?- tha Lori.
- Nuk di se ç'të thëmë, një detektiv ose një avokat ndoshta do kishte kryer punë,policia e dijmi qe nuk mirret me keto punë gjetjesh te njerzve.
- Tani e kuptoj se mami im nuk e pska patur mendjen kurrë qe te me kerkoje, nukështë më ketu vetem çeshtja ime por edhe e atij çunit te gjetur te lumi... tani, moste pyesim fare se ksuh mund t jete babai ynë...
- Ti tani, a je ne kerkim te mamit tuaj apo te atij çunit ? Te më ndegjosh mua, le ate rehat, ku dihet se ku ka perfunduar, tha Mentori.
- Edhe këtë nuk e prisnja. E pyete mami Sofien, mamin tuaj se çka ndodhur meçunin, se ku e kane adoptuar e dinte ajo ?
- Më tha qe te mos mirrem fare me keto kerkime, më mirë për mua...edhe ishkryetari na tha; ishte situat e veshtirë, duhej mbajtur sektrete keto gjera qe te mosbezdisej tere qyteti...
- Nese mami yt nuk e din kete gje se ku ka perfunduar kjo foshnje, kush atehere ?
- Do e pyesim edeh nje here ish kryetarin, po deshe shkojmi tek ai...
- Njeherë më brengos sjellja e pakontrollueshme e Luanit posa te mbrrijë në Durrës, si ka mundësi q ta kontaktoje me telefon te motren e saj qe te mos indodhi ndonjë e keqe ?
- Dalim pra, duhet ta pengojmi një tragjedi. Luani para se te me rrokte per gjoksimë tha; a din ti se motra ime është e martuar, ka edhe femij tjere, çka mendon seburri i saj do rrije duar kryq posa te marri vesh për këtë kopilicë te fshehur paragati tridhjet vite ?
- Kete se kisha pritur as unë, ia ktheu Lori. Mos ndoshta Luani ka shkuar qe ta shpetoje motren e tij nga i shqoqi i saj atje në Durrës, ku i dihet...ndonjë kerrcnimit ?
- Shifej se ishte i qartur krejte nga ftyra, i zemruar, i eger dhe i pa kontrollushem,mendova njehere se do me shqyej ne dysh...tani ia besoj pakë hidherimin e tij. Mendja i ka shkuar se ti do te hulumtosh me tej qofte permes radios lokale apointernetit do e gjeje mamin tuaj dhe do e vesh ne pozitë te keqe tere familjen e saj,te burrit te saj e gati te tere qytezes..tha Mentori.
- Mirë, shkojmi apo jo në Durrës ? - tha Mentori.
- Ti ke henger grushtë njëhere nga Luani, tani radhen e kam unë, behemibarazim... tha Lori dhe u drejtuan drejte stacionit te Autobusave.
- Do e marrim një kombinet janë më te shpejtë, tha Mentori, me vjen keqë për shokët që më presin në Burim për turnir por nuk kam tjetër mundësi, jamangazhuar që të ndihmoj, tani nuk dua te ju lë vetun.
- Falemnderit Mentor, nuk do jua harroj kurrë këte te mirë..
- As unë nuk do e harroj grushtin e Luanit deri sa te arrijë ne Montreal...po
- Rolandin se lajmrove ? tha Mentori.
- Ku di babi im se ku i bie Durrësi ? Do ia nisi rruges një mesazh teksto...ecimpra më shpejtë.

Perballë gjyqit të drejtesisë.... Në komun situata ishte keqsue se tepermi, te gjitha planet ishin anuluar, turniri ishahut do mbahej por pa shpresa qe te fitoje Mentori qe tani më ishte kyqur ne njepasion pa fund pas Lorit. krytarin e brengoste kjo situat, disa sponzor nga komunaqe kishin dhene kontribut ne kete pjesmarrje te Mentorit ne turnir kishin anuluarmbeshtetjen e me tejshme te shpenzimeve te tij, aat ishin ankuar tek kryetari se doanulonin çdo kontrat me të. Edhe ish kryetari i komunes zoti Kastrati ishte marrur ne pytje nga organet hetuse nderkombtare. Një oficer i administrates civile franceze e kishte marrur në pytje, rreth dy orë e kishte mbajtur duke e pyetur  mbi te kaluaren e tij rrethë sistemit te adoptimeve qe ishin bërë ne te kaluaren para tridhjet vitesh... Nepunësi francez mbushi një formular dhe një proces verbal ne nje fletore te posaçme, pastaj iu drejtua  perkthyesit qe t'ia perktheje këte shenim ish kryetarit.Pasi e ndegjoi mirë procesverbalin nga perkthyesi, zoti Kastarti, duke i rrudhur krihet, si i habitur nga pyetja qe i shtrohej u mundua t' ia ktheje pergjigjien oficerit francez;
- E çka te bejmi ne tani pas sa e sa vitesh qe ka ndodhur kjo ngjarje, unë nuk jam fajtor- tha ish kryetari.
- Ne nuk ju akuzojmi, thjeshtë, është një procedur ligjore, te dihet se si kane ecur punet dikur ne kete komun.
- Une si krytar ish-kryetar, kisha dy ligje, një të pushtuesve dhe atë te kanunit të maleve, pra nuk e mbaj vehtën fajtor se, duhej vepruar sipas këtyre dy ligjeve, sipas atij të pushtuesit dhe këtij kanunit popullor. Këto dy foshnje që erdhen pa pritur e kujtuar në Drenas, për ne ishin si dy meteor që zbrisnin nga qielli, nuk dinim ç'te bënim tjetër përpos ti adoptonim këto dy foshnje diku sa më largë ketij vendi dhe sa më shpejtë...
- Mirë, pajtohëm më zakonet tuaja zotri, nuk e kemi ndermend t'ua hjekim ketoligje. Ne jemi paqërujtes dhe ndihmës te një krijimit te nje baze shtetrore qe neser kur te keni shtetin tuaj në duart tuaja ta mbani dhe qeverisni ju më plotë rrespekt dhe dinjitetë si të gjitha vendet e tjera demokratike duke rrespektuar ligjin e republikës. Pra, nuk jemi këtu që të ushtrojmi demokracine tek ju për herë të parë, ne kemi kryër misione tjera në katër anët e botës, në të mirë te njerzimit.Qellimi yni është qe te ushtroheni edhe ju, po flas tani per kryetarin e ri te kesajkomune se di duhet te veproje ne keto raste siç ju ka ndodhur dikur juve, çfareduhet te ndermarri kryetari i tanishem i komunes sikur te ndodhte nje rast i tillë siky qe ka ndodhur para njezet e tete vitesh ? Pra ne jemi ketu qe ti shtrojmi se bashku keto ligje delikate qe edhe spe delikate iperkasin te drejtave te njeriut. Zoti Kastrati i pohonte me kokë komiserit dhe gjithnje me kembngulje mundohej te mbrohej me argumentin se gjoja ligjet popullore te atehereshme ishin te pashkelura, kodi i kanunit nuk lejonte qe një femër te ketë femijë te regjistruar pa aktin e marteses, ishte një gjë absurde ne keto anet tona qe te mbahej një femijë në gjirin e familjës jashtë martesës, ai fëmijë do njihej njihej si "kopil" nje femijë i mallkuar. Komiseri francez e ndegjoi mirë me vemendje zotin Kastrati, i shprehi keqardhjetrrethe këtij rasti ndaj qytetarës së tyre Lorit e cila e kishte informuar këtë zyre pa dijen e Rolandit.
- Ne do ta marrim në pyetje edhe Rolandin, babain ligjitim të Lorit, megjithese Lori, kjo është tani e moshës madhore dhe si adulte ka të drejtën e saj të kërkoje origjinën e saj biologjike ku prinderit e saj biologjikë nuk guxojnë ti ikin këtij ligjit, se janë te detyruar ti nënshtrohën rezultateve te ADN-it pa marrur parasysh se a do këtê apo jo konflikte në familje. Kjo është e drejta e saj. Neve tani na intereson edhe dëshmija e juaj, të na tregoni saktesishtë si ka ndodhur adoptimi i kësaj foshnjës, nuk po pyesim për rastet tjera...
- Une ia thash dje kësaj vajzês, Lorit, edhe para kryetarit të tanishëm të gjithë të vertetën. Une isha vetem nenshkrues i ketij akti, te gjitha procedurat ligjore i ka kryer zonja Sofie Morina, që ishte ne ate kohë mami e qendres shendetesore dhe si mbikqyrëse e fëmijve aty në spital.
- Neve na tegoi Lori  edhe për rastin tjetër, të një foshnje qe eshte gjetur po te njejten kohë buzë lumit. Fjala është per një çun bonjak  i cili nuk dihet se ku ka perfunduar, si ka mundësi kjo që të regjistrohën dy raste mbrenda një nate në një vendbanim aqê të vogël, mos vijn keto dy foshnje nga e njëjta lindje ?
- E pa mujtun !- iu pergjigj zoti Kastarati. Me çfare te drejte ju mi hidhni te gjitha fajet mua tani pas sa dekadave, tani më nxjerrni telashe edhe më atë çunin, pakë kemi telashe me këtë gocen ? Ndermjetesuesi francez i beri shenjë që të qetësohej.
- Ne kemi për detyrë të marrim hetime, nuk e kemi ndërmend të ju akozojmi në asnjë mënyrë. Deshmija juaj lehtëson hetimet e metejshme qe duhet te ndermarrimper njohjen e prindit te Lorit e cila duhet t'iu nenshtrohet ushtrimeve te analizaveper identifikimin e prindësis ndaj vajzes se saj. Pra ne zvatojmi ligjet ketu nekomunen tuaj, ligje qe duhet te shqyrtohen edhe ne te ardhmen ne vendin tuaj si ne tëre botën mbarë, besoj së kjo është detyr edhe e imja dhe e juaja qe jemi ketu si ndermjetsues per te miren e te gjithëve.

Luan Dema ngiste makinën e tij më shpejtësi rrugët gjarprore e plotë rreziqe e kthesa të një pasnjëshme qê ngjiteshin tatepjetë dhe zbitnin paparitmas përsëri në një etap tjetër të këtij ciklit pa fund duke u perseritur gati se i njejti pejsazh i alpeve shqiptare, shkëmbore të larta e madhështore më një relief të ngitur thepa thepa e qe ngjanin ne male te pashkelura qe aty këtu herë pas herë nga dritarja e makinës vërente nga jashtë ndonjë shtëpi të vjetër ndertuar më gur, mu në maje te një bregores. aty këtu dukêshin edhe kulla te vjetra pa dritare, si pyrgje të astrologëve, vendbanime të izoluara me kullosa për rreth, tufa bagetije delesh e dhi të kuqe e të bardha hipur mbi shkembijët ngritur cip perpjetë mu buzê rrugës. Shënja gjallêrije vrehej gati se në çdo bregore, përplotë me kuaj e kafshë tjera qe kullosnin ne terrasat adekuate te rrethuara me gur nga fshatarët e këtyre anëve piktoreske plotë gjallëri që mund të hynin ndoshta edhe si imazhe të veçanta ndonjë agjencie turistike më një publikim të një albumi fotografik të suksesëshëm.
Mendimet dhe lodhja e rrugës si dhe netët pa gjumë nga hallet qe e iu kishin shtuar këto ditê Lunit, vinin e vështirsonin rrugëtimin e tij, ofshante shpesh në çdo kthesë, fshinte ndiersët më shami, nga vapa dhe pinte ujë herë pas here dhe prap mendimet e çonin disa dekada mbrapa...

Si tani i kujtohej Zana, motra e tij binjake me Violeten, kur ato dyja ndiçnin mêsimet në shkollen medicinale në kryqendër. Ato vite Zana, ende nuk i kishte mbushur te 18-etat, i kujtohej si sot kur ajo nganjêherë kthehej me vones në shtëpi pas mbarimit te klasës, e ftyra e saj lëshonte buzeqeshje e hare si një vajzë ku për herë te parë kishte rënë ne dashuri...
Luanit tani i kujtohëshin këto detaje një pas një, i kujtohej edhe zëmrimi i saj kur, pas disa ditësh e javësh, ajo krejte kishte ndryshuar, nuk ishte më ajo Zana e maleve si e thrriste kështu shpeshëherë me përkdhelje Luani, e përparshmja, ne ftyrene saj më nuk lexohej buzëqeshja por ankthi. Luani mendonte se ndoshta mos notat e saja të dobëta të mësimit në shkollë ia kishin ndryshuan edhe pamjen aqë shpejtë. Pas disa javesh rresht, Zana shkonte shpeshëhere tek tezja e saj në Prishtinë ku qëndronte atje meë javë të tëra, e kthehej në shtëpi natën, zgjohej të nesërmen herët në mengjes e dilte nga shtëpia më çanten e ngarkuar plotë libra e fletore, hipur gjithnjë mbi bicikleten e saj pa u takuar gati se më asnjë anëtar tê familjes së saj. Edhpse ishte sezona vjeshtore, vishej më rroba të trasha tërë kohën, si një grua e jo më si shoqet e saja. Poashtu edhe marrdhënjët në shoqërin e saj edhe ato kishin ndryshuar, ajo më nuk ftonte shoqe në shtepi të saj, nuk dilte më si dikur as nuk shkonte tek tezja si heart tjera, pasi qe kishte diplomuar me sukses filloj te vishej me bluzen e saj te bardh si motër medicinale qe praktikonte në ambulancën e një fashati aty afër Drenasit, por nuk zgjati shumë. Ajo filloj të izolohët, gati se tërë kohën rrinte në shtëpi kështu tërë dimrin e gjatë lexonte libra të ndryshëm e degjonte hërë pas herë tranzistorin mbi dollap në dhomën e saj. Poashtu as me Violeten më nuk shoqerohej si dikur, motren e saj të dashur, ushqehej gati se fshehurazi pas orarit, gjithnjë me pretekst se gjoja nuk ka uri, nuk ka oreks e tjera...
Luanit i kujtohej tani gati se çdo gjest i saj, shmangëjet në rrethin familjar, pikëllimi i saj në ftyrë, vajtjet e ardhjet e Zanës tek një grua e një fshati nê periferi të Drenasit, tek ajo Mania, një grua misterioze qê mirrej me magji. Thonin për te se ishte falltore që lexonte në fundin e filxhanit të kafes ardhmerinë e njerzëve por ajo zotrohej se ka edhe aftësit tjera, ti gjeje fatë njerëzeve, ti paralajmroje zemrat e thyera ose edhe ti bashkoje ato në raste dashurie. Manien e vizitonin për çdo ditë vajza të reja qe ishin në hallë nga ndonjë lidhje apo nga ndonjë ndarje qê shkatohej mes tê dashurve.
Flitej e perflitej shumë rreth saj se, kishte aftêsi ti gjejë edhe njerëzit e humbur, t'ua gjejë atyre të interesuarve, adresat, vendin se ku banonte, po ti sjellte një shenjë nga ai personë dhe njerzit i besonin, u ndahëshin të knaqur duke i lëne asaj ndonjë peshqesh për këtë ndihmë, i lenin edhe para, ato që kishin mundësi, ndonjë kokerr vezë apo sheqer apo kafe, djathë apo çdo gjë qe i vinte ishte i mirëseardhur për këtë grua te varfër pa të ardhura tjera fare që jetonte e vetmuar në një copë tokë aty buzë përroit të fshatit, afër një mulliri të braktisur.

"Ah sikur ta dinja këtë..." - ofshante Luani dhe ngiste veturen si i terbuar, here pas here levizte koken në shenjë mllefi...

Zana, ditë pas ditësh ia kishte treguar të gjitha dhimbjet shpirtërore Manjës, iu kishte rrëfyer asaj në plotë besim, i kishte treguar asaj se kishte njohur një djalë disa muaj më parë, por asgjë nuk dinte për të prej muajsh, sikur e kishte lëshuar toka deh që prej atëherê nuk kishte asnjë lajm nga ai !
-Po emrin ia di, si quhej ? - e pyti Manja.
- Më ka thënë se e thrrasin Driton, mirëpo mbiemrin nuk ia di, as nga cili fshat vinte, s'më kujtohet ! Ne posa u njohëm aty tek ura në Drenas, ku pastaj në mbrëmje shkuam buzë lumit, se pelqyem shumë njeri tjetrin që në shikim të parë...nuk e di se si por u nxehëm njëherë më puthje të pakontrolluara... bënte vapë, ishte mesi i korrikut dhe dielli ende nuk kishte perenduar, kur pastaj u zhytem te dy në lumë, notuam ashtu me rroba si ishim, për tu freskuar, më shpres se do na iknin epshet e dashurisë...Uji ishte i kthjellët si loti dhe merrte ngjyrë të gjelbërt që lëshonin hije shelgjet dhe gjelbërimi për rreth lumit. Mendonim në ato çaste se po e perjetonim një dashuri, diçka të jashtëzakonshme..
Kur dolëm në breg pastaj, i zveshëm rrobat e lagura për ti terur nga rrezet e fundit të diellit...
- Dhe aty e humbët pasionin, nuk u përmbajtët më tej ? - shtoi Manja. Po, të them të drejtën, e humbëm kontrollin që të dy. Nuk ishte edhe aq faji imi as i tij, nuk dua ta fajsoj as atë, nuk di se si ta përshkruaj me fjalë atë përvojen time të parën, ram në dashuri dhe shkuam shumë largë, vetem se tani, tani e pyes vehtën nganjëherë se çka ndodhi me mua atë ditë ? Pse më humbi vetëdija, sikur të isha e mpirë, më dukej vehtja, mbi një yll të largët, sikur isha shkëputur nga toka, e pa mundur, nuk përshkruhën ato çaste me fjalë. Kur përendoi dielli atëherë u ndamë. Më dha puthjen e fundit dhe para se të ndahemi e lam të takohëmi të hënën në Prishtinë para shkolles së Medicinës, qe nga ajo mbrëmje më nuk u paraqit fare...më vjen perpara syve vetëm se imazhi i tij më vjen gati se tërë kohën...
Manja më një gjest të ngadalësuar i vuri dorën tek brezi Zanës, ia përkëdheli pastaj flokët dhe ia fshiu lotët që i rrjedhni faqeve të njoma.
- Mos u shqetëso, do ta gjesh Dritonin së shpejti, do kthehet. Nuk ka ku të shkojë, do martoheni, mos u shqetëso për beben, zoti e ka shkrua kështu.
- Po si ta gjejë tani ? Ku është, pse nuk duket më atje tek tek lumi, as te ura e vjetër, disa herë kam shkuar me bicikletë andej pari dhe më nuk e shoh...nuk ia di as miqësinë fare se, as më kë shoqërohej, asgjë nuk di për të, "më quajnë Driton", kështu më ka thënë, asgjë tjetër, nëse nuk më ka gënjyër...ku i dihet ? Të lutëm Manja, më ndihmo, çka të bej tani, ditët po ikin, beba në bark sa here shqëlmon ma then zemrën, e mjera unë, si ta lindi kështu pa prind, ku ta gjejë Dritonin, athua, përmes magjis suaj a ka mundësi të ma gjejshë ?
- Ke ndonjë shenjë nga ai ?
- Shenjë, ç'farë shenje po mendon ti...?
- Ndonjë dhurat apo ku ta di unë, ndonjë gjë prej tij...s'ke fotografi, ndonjë letër apo dhurat... ?
- Jo, çfarë dhurate, çfarë fotografije, asgjë, perveq, kur u ndam atë mbrëmje, këmisha ime ishte e lagur ende, ai më dha një ndërresë të kuqe me portretin e një tipi që e quajnë "çegevara" ... Të gjithë djemtë e mbajnë kësaj vere, eshtë në mod., ndoshta e ke parë edhe ti....?
- Po, më kujtohet ai mjekrrosh, e ke ruajtur këtë ndrres në shtepi?
- Po, e kam në Prishtinë tek halla, do t'a sjelli nësër, a mund të bëjsh diçka përmes kesaj ndrrese...thua ti ?
- Patjetër se më duhet një shenjë së paku perndryshe magjia nuk ka kurrëfarë efekti pa një shenjë së paku.......do e gjejmë më lehtë, të garantoj, mos u brengos tani ma sjell sa më parë atë bluzën që më fole...


                                  =vijon=

1 commentaire:

  1. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    RépondreSupprimer